• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Renato Hamzës ishte larje hesapesh?! E ëma: Vrasësit më telefonuan pasi groposën tim bir

by
07/11/2022 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zhvarrosjes së eshtrave në fshatin Babje të Librazhdit, pak ditë më parë, për të cilën ka dyshime se i përkasin këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, nëna e tij flet për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV.

Me lot në sy Silvana Hamza pranon se skeleti i përket të birit, zhdukur në vitin 2014. Pritja për të ka qenë e gjatë, që kur në vitin 2015, pak muaj pasi Renato rezultonte i humbur, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, ku me urdhër të Prokurosisë së Elbasanit u zhvendos në varrezat e qytetit si varr pa emër.

’Ai trup është gjetur që në vitin 2015 dhe unë kam dyshuar që në fillim, madje bëra dhe analizën e AND-së. Deri më sot dite shefi i krimeve dhe prokurorët thjeshtë dhanë urdhër që të varrosej, edhe pse pa u identifikuar. Unë nuk jam eksperte të verifikoj eshtrat, por ata nuk më dhanë kurrë një përgjigje’

Nga burimet e ’Pa Gjurmë’ u mësua se Renato Hamza kishte bërë rolin e informatorit në ngjarjen e 25 gusht të vitit 2013, në një lokal lloto-sporti në Shijak. 10 minuta pas daljes nga lokali, u ekzekutua me breshëri plumbash 38-vjeçari Elvin Kërtalli dhe mbeti i plagosur miku i tij 32-vjeçar Dorian Zotaj. Kjo ngjarje pasoi me shumë vrasje të tjera si në Durrës, Tiranë, Hollandë, por autorët nuk u zbuluan kurrë.

Nëna e Renatos Silvana Hamza tregon për ’Pa Gjurmë’ në Report TV bisedën me të birin, pas vrasjes që ndodhi në Shijak.

’’Renato ishte në atë lokal në Shijak, aty ku ndodhi vrasja, pasi kishte hyrë për të blerë një lloto. Ai më pati pohuar me gojën e vet se: Mami atë ditë bleva një lloto në lokal në Shijak dhe më pas u bë një vrasje’’. Ku i morën informacionet që Renato ishte informatori ? Pse nuk ma thërritën djalin në atë kohë në polici? Pse?’

Pak para se 29-vjeçari të zhdukej, për herë të fundit është parë nën shoqërinë e dy personave. 45-vjeçarit Denis Xhija me pseudonimin Gucci nga Shijaku, i cili u arrestua 1 muaj më parë në Kolumbi si trafikant dhe që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e këngëtarit nga Elbasani. Ndërsa personi tjetër, Indrit Shaqja është i dënuar me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të ndodhur në vitin 2014 në Durrës.

Pas zhdukjes së të riut, daja Ibrahim Cërriku thotë se disa mesazhe koduese mbërritën në familje, ku tregonin një vendndodhje të mundshme të të riut në një zonë mes Librazhdit dhe Pogradecit.

’Pas zhdukjes së djalit ne na erdhën disa telefonata anonim të koduara. Aty thuhej se djalin e gjeni mes Librazhdit dhe Pogradecit. Më duket se po ndodh kështu dhe kam frikë se këto eshtra i përkasin djalit tonë Renatos. Kjo, pasi skeleti është gjetur në dalje të Librazhdit, siç edhe na udhëzonin mesazhet e koduara më parë. Tani që mësova të gjitha këto, ata më kanë telefouar atë ditë fill pasi groposën djalin. Më kujtohet kur me thonin në telefon:”Mos e kërko djalin, e ke mes Librazhdit dhe Pogradecit”. Dhe im bir është groposur që në vitin 2014. Pse nuk e zbuluan këtë të vertëtë, apo nuk kishte interes policia e Elbasanit në atë kohë’- shpërthen në lot nëna

Dyshimet janë se këngëtari mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal, por ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me ketë. Me zhvarrosjen e skeletit më 2 nëntor zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut. Familjarët do të mësojnë pas rezultatit të ADN-së, nëse eshtrat e zhvarrosura në Librazhd i përkasin apo jo RENATO HAMZËS.
/e.d

Next Post
Kurti të dëgjojë SHBA, aleatin e Kosovës, jo ‘non gratat’ në Tiranë

Kurti të dëgjojë SHBA, aleatin e Kosovës, jo ‘non gratat’ në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

77 vota kundër, rrëzohet kërkesa e PD për pr.ligjin mbi naftën. Revoltohen Bardhi e Bozdo

April 9, 2026
Fundi i perandorisë amerikane

Fundi i perandorisë amerikane

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In