Policia e Shtetit ka shoqëruar dy persona të dyshuar për krimin tronditës të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Kamzës në Tiranë ku u vra pronari i një dyqani dhe u plagos gruaja e tij.
Afro 48 orë pas krimit, uniformat blu kanë ndaluar dy persona që dyshohet se kryen krimin e rëndë.
Ata janë shoqëruar në orët e para të mëngjesit ndërkohë nuk jepen të dhëna për identitetin e perosnbave të ndaluar.
Burimet bëjnë me dije se personat janë marrë në pyetje ndërkohë janë kryer kontrolle në banesat e tyre./a.m.