• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e policit në veri, Rama: Nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar për të vendosur disa masa ndaj Serbisë

by Java News
02/10/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dënuan ashpër dhunën e njësive paraushtarake serbe në veri të Kosovës, si dhe “heroizimin” e tyre nga Beogradi, duke kërkuar nga BE dhe Perëndimi të marrin masa kundër Serbisë.

Rama theksoi se nuk është e nevojshme për një hetim ndërmombëtar për të marrë disa masa ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës.

“Shumë mirë të bëhet, që në fund fare mund të japë, me gjasë edhe ndonjë element më shumë. Por ndërkohë, pa pasur nevojë për një hetim ndërkombëtar kemi faktin që nënvizuam së bashku, kemi krimin, vrasjen e një efektivi të policisë dhe heroizimin e atyre që morën pjesë në vrasje dhe në aspektin kriminalistik policor.

Hetimi ndërkombëtar mbase sjell dhe ndonjë element plus por në aspektin politik dhe të qëndrimit të një shteti, në raport me disa norma dhe vlera të patjetërsueshme të kësaj Evrope të cilës i përkasim dhe në të cilën duam të jemi të gjithë një familje, kjo është qartësisht e mjaftueshme, që minimalisht ato masa të cilat komisioni mund të marrë pa nevojën e konsensusit të të gjithë vendeve anëtare, të ishin marrë menjhëherë.

Dhe duhet të merren pa humbur kohë sepse është në lojë një gjë shumë më e madhe se kaq, fati i një procesi që kërkon në radhë të parë një qëndrim të vijueshëm të drejtë dhe padiskutim, të shpejtë të vetë BE që është edhe ura e gjithë dialogut që në asnjë mënyrë nuk duhet të dështojë dhe të shkojë përpara. Kështu që nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar për të hedhur këto hapa.“, tha Rama./m.j

Next Post
Emri/ U arrestua me drogë në 2021, Prokuroria kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të 29 vjeçarit në Tiranë, i dënuar më parë

Emri/ U arrestua me drogë në 2021, Prokuroria kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të 29 vjeçarit në Tiranë, i dënuar më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

Profili i diasporës: Emigrantët shqiptarë, të rinj, të punësuar dhe të mirëintegruar

December 25, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Kërshndella të paqta në Shqipëri e përtej

December 25, 2025
VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

VIDEO / Në Himarë, Babagjyshi zbret nga qielli me parashutë

December 25, 2025
Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

Mesazhi “Urbi et Orbi”, Papa thirrje Kievit e Moskës të ulen në bisedime, mesazh edhe për Gazën

December 25, 2025
Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

Ari në rekord historik, tejkalon vlerën prej 4,500 dollarë për ons

December 25, 2025
Avokati i Popullit/ Ndregjoni i zhgënjyer nga Berisha: I shkova çdo ditë poshtë ballkonit…

“Avokati i Popullit që e kthen në vitin 1994”/ Besim Ndregjoni: Çorba e marrëveshjeve që e mbyti PD-në

December 25, 2025
Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com