• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e parukieres në Lezhë, dëshmitarët: Vajzë shumë e mirë, autorin e priste një makinë

by Java News
14/11/2016 09:09
Salloni ku ndodhi vrasja

Salloni ku ndodhi vrasja

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e parukieres 28-vjeçare duket se ka qenë e paramenduar nga ana e autorit. Të paktën sipas dëshmitarëve, mes tij dhe viktimës nuk ka pasur asnjë debat para se të ndodhte krimi

Alfred Nikolli është futur në parukeri, ka qëlluar dy herë me armë zjarri Etleva Ndokën dhe më pas ka dalë me nxitim nga aty. Jashtë e priste një makinë, ku ai ka hipur dhe është larguar me shpejtësi drejt daljes së qytetit të Lezhës, për t’u arrestuar më vonë rrugës për në Mirditë.

Dyqani i 28-vjeçares Ndoka edhe dje ishte i mbyllur. Ndërsa nga xhami ambienti ishte ende i papastruar, njësoj si ditën kur ndodhi vrasja. Në derën e xhamit janë ende tri shenja të fiksuara nga Policia, që janë ekzaminuar nga Policia dhe përputhen me gjurmët e gishtave të të arrestuarit, Alfred Nikolli.

Ndërsa brenda duken ende njollat e gjakut të viktimës dhe tharësja e flokëve që duket se i ka rënë nga dora në momentin që është qëlluar. Viktima nuk kishte shumë që e kishte hapur dyqanin në atë zonë, ndërsa zakonisht punonte bashkë me kushërirën e saj.

Por në momentin që ajo u qëllua për vdekje, kushërira ende nuk kishte shkuar aty dhe 28-vjeçarja ishte e vetme në dyqan. Banorët e zonës dhe punonjës të bizneseve pranë parukerisë së Etleva Ndokës tregojnë se edhe pse e njihnin prej pak ditësh, kishin krijuar respekt për të, pasi u dukej vajzë e urtë dhe që shihte punën e saj

Dëshmitarët

Parukeria ku u qëllua për vdekje 28-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, ndodhet në rrugën kryesore që kalon mespërmes qytetit të Lezhës. Dyqani ndodhet në katin e parë të një pallati dhe në të dy krahët ushtrojnë aktivitetin disa biznese të ndryshme. Ngjitur me të është një farmaci, që dje ishte e mbyllur, e po kështu edhe një barkafe.

Ndërsa në vazhdim edhe një dyqan këpucësh e një tjetër fruta-perimesh. Të gjithë kanë qenë në punë në momentin kur ka ndodhur krimi. Punonjësit e këtyre bizneseve dhe banorë të pallatit janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, edhe pse pak prej tyre kanë arritur të shohin autorin e krimit.

Një prej dëshmitarëve, që punon në një prej bizneseve pranë parukerisë së Etleva Ndokës, thotë për Panoramën se autorin nuk e ka parë kur është futur në dyqan, por vetëm kur ka dalë.

“Nuk e pashë kur hyri brenda, sepse nuk e kisha mendjen që të fiksoja kush hyri aty. Pasi dëgjova krismat, dy krisma, dola te dera që të shihja çfarë ndodhi. Në atë moment pashë një person me pistoletë në dorë që doli nga parukeria e Evës. Ai u fut me shpejtësi në një makinë që ishte e ndaluar në anë të rrugës dhe makina iku me shpejtësi në anën e poshtme të rrugës, prej ku del nga qyteti”, tregon një nga dëshmitarët.

Ndërsa shton se aty më pas u mblodhën shumë persona për të parë çfarë kishte ndodhur dhe e panë 28- vjeçaren të gjakosur, të shtrirë në dyshemenë e parukerisë.

Viktima

Banorët e lagjes ku ndodhi vrasja e 28-vjeçares ditën e premte, vazhdojnë të jenë të tronditur nga ajo që ndodhi pranë tyre. Disa prej tyre nuk e njihnin viktimën, ndërsa disa të tjerë, edhe pse Etleva Ndoka kishte pak kohë që kishte hapur dyqanin aty, flasin me superlativa për të.

Ata thonë se kanë dëgjuar e lexuar lajme të ndryshme pas vrasjes së saj, por nuk mund ta gjykojnë për jetën e saj private, pasi me aq sa e njihnin ajo ishte vajzë shumë e mirë.

“Etleva kishte rreth dy javë që kishte hapur parukerinë këtu. Me sa kemi folur me të, e kishte marrë me qira. Nuk është se e njihnim shumë, pasi pak kohë kishte aty, megjithatë ishte vajzë shumë e mirë. Ajo punonte vetë aty, nuk kishte punësuar njeri, por herë pas here vinte e ndihmonte kushërira”, tregojnë disa banorë të pallatit ku ndodhet “Parukeri Eva”, ku ndodhi ngjarja.
Panorama/d.i.

Next Post
Rrëfimi i Dritëroit: Në gazetën “Drita” punësoheshin ata që i bënin lajka Kadaresë e Paçramit

Rrëfimi i Dritëroit: Në gazetën “Drita” punësoheshin ata që i bënin lajka Kadaresë e Paçramit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

January 25, 2026
Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

January 25, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Ishte errësirë ​​dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane

January 25, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Janar 2026

January 25, 2026
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen në Minneapolis

January 25, 2026
“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In