• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vrasja e Oliver Ivanoviçit, publikohet identiteti dhe fotoja e të dyshuarit kryesor

by Java News
23/01/2018 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Oliver Ivanovicit mund të jetë kryer nga grupi i Milan Radojçicit, i cili ka raporte të mira me strukturat udhëheqëse të Serbisë. Kështu thonë mediat kosovare, në lidhje me hetimet rreth vrasjes së liderit të iniciativës  qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”.

Sipas burimeve, vrasësi i Ivanovicit ka qëlluar disa herë mbi të, nddërsa makina e tij “Opel”, me të cilën është larguar dhe më pas është gjetur e djegur, ishte parë e parkuar disa herë aty ku parkoheshin edhe veturat e Milan Radojçicit dhe të grupit të tij.

Burimet thonë se dy ditë para vrasjes së Ivanovicit, dy persona, identiteti i të cilëve nuk dihet, kanë qenë në zyrën e Milanit. Edhe bashkëshortja e Oliver Ivanovic kishte deklaruar se personi që e vrau Oliverin ka marrë urdhër nga Milan Radojçici dhe grupi i tij.

Po ashtu, thuhet se më 27 korrik të vitit 2017, kur ishte bërë zyrtare kandidatura e Oliver Ivanovicit për kryetar të Mitrovicës Veriore, Milan Radojçic kishte deklaruar se nëse nuk heq dorë, do ta vrasë atë. Kjo, pasi Ivanovici pasi thuhej se nuk po bënte asgjë për të mirën e serbëve të Kosovës.

Më 28 shtator të vitit 2017, Oliver Ivanovici kishte deklaruar se situata në veri të Kosovës ishte përkeqësuar.

“Situata ka ndryshuar për të keq. Frika e njerëzve është e paparashikueshme. Këta njerëz nuk kanë frikë nga shqiptarët, por nga serbët, të cilët  qarkullojne automjete Jeep-a pa targa”, kishte thënë ai.

Ivanovic kishte paralajmëruar edhe mundësinë e tensionimit të situatës në Mitrovicën e Veriut. Ministri për Kosovën në Qeverinë Serbe, Marko Gjuric, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovës, e kishte akuzuar Oliver Ivanoviçin se “ka bashkëpunim me autoritetet e sigurisë së Kosovës”.

ma.me

Next Post
Mospublikimi i filmit “Gore” i kushton Netflix, 39 mln $ dëmshpërblim për Kevin Spacey

Mospublikimi i filmit "Gore" i kushton Netflix, 39 mln $ dëmshpërblim për Kevin Spacey

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In