• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

‘Vrasja e mikeshës në Suedi dhe skema e mashtrimit 30 mln € e Naim Murselit’, 2 pistat e vrasjes së Liridonës

by Java News
16/12/2023 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkaku i vrasjes së Liridona Ademajt, 30-vjeçares nga Kosova, më 29 nëntor të këtij viti, me të dyshuar kryesor bashkëshortin e saj Naim Murselin, ende mbetet një mister i pazgjidhur për autoritetet e Kosovës.

Për të zbuluar konkluzionet e hetimeve të deritashme nga organet e drejtësisë, i ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi.

Fillimisht Elezi sqaroi se hipotezat që 30-vjeçarja mund të jetë vrarë nga bashkëshorti, me qëllim  përfitimin sigurimin shëndetësor të saj në Suedi, nuk qëndron, pasi e ndjera nuk rezultonte të kishte një siguracion të tillë në shtetin suedez.

“Nga ajo që kemi kuptuar mund të themi se pista e cila të dërgon më së shumti në drejtim të hetimeve është ajo që e ndjera mund të ketë pasur sekrete që i kanë rrezikuar jetën. Ju e dini që ka pasur disa pretendime rreth asaj se ky rast është kryer me qëllim përfitime materiale, por që rezultoi se ndjera nuk kishte një sigurim jetësor. Gjithashtu u fol edhe për marrëdhëniet e tyre, dyshime për çështje seksuale, por që të dy tezat kanë rënë, duke u bazuar fillimisht në atë që thashë se nuk u vërtetua se ka pasur një sigurim jetësor, nga i cili i dyshuari do të përfitonte, si dhe Lirona dhe Naimi kishin marrëdhënie të mira në çift dhe nuk pritej që të ndodhte një gjë e tille”,- u shpreh Elezi.

Eksperti i sigurisë shtoi se një pistë e re hetimi është ngritur nga autoritetet suedeze.

Sipas tij, pak para ardhjes së familjes Murseli në Kosovë, një shoqe e Liridonës është zhdukur pa lënë gjurmë në Suedi, ngjarje për të cilën autoritetet kanë dyshime se mund të ketë lidhje me vrasjen e 30-vjeçares.

“Mund të them se aktualisht pista e hetimit ka të bëjë me sekretet që e ndjera ka poseduar dhe ka të bëjë me aktivitete në Suedi, sepse tashmë dyshohet që një vajzë, e cila dyshohet se ka qenë shoqe e Liridonës është zhdukur në Suedi”,- tha ai.

“Nuk jemi shumë të sigurt, duket që pak ditë para se të ndodhë kjo. Mund të themi në kohen kur Liridona dhe Naimi kanë ardhur në Kosovë”,- shtoi Elezi.

Ndër të tjera, Elezi tha se Liridona Ademaj mund të jetë eliminuar pasi mund të ketë qenë në dijeni të një skeme mashtrimi me vlerë rreth 30 milionë euro, që dyshohet se ka qenë e organizuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

“Kam përmendur dhe më parë se dyshohet që Naim Murseli në Suedi ka bashkëorganizuar aktivitet të cilat kanë dëmtuar buxhetin suedez, duke shpërdoruar një vlerë e cila besohet të jetë rreth 30 milionë euro.

Një shumë e cilat dyshohet se nga aktivitete tanimë i dyshuari ka pasur. Është bërë një lloj skeme mashtrimi, ku taksapaguesit suedezë janë dëmtuar me një vlerë rreth 30 milionë euro.

Sipas informacioneve e ndjera dyshohet se ka pasur informacione”.- deklaroi Elezi.

/f.s

Next Post
Zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të “Friends”, Matthew Perry

Zbulohet shkaku i vdekjes së yllit të “Friends”, Matthew Perry

Comments 1

  1. Dorian Udevalle says:
    2 years ago

    Nje perralle e bukur do te ishte te mashtroje shtetin suedez per 300 miion SEK ose 30 milion euro. Si aludoni keshtu more te marre,flisni per shuma gjera qe skane shanc.Edhe nese ky do ta kishte bere nje gje te tille cila ishte pergjegjesi e te ndieres? Edhe po ta dinte nje gje te tille pse duhej vrare? Jo e qypa ska shanc nje gje e tille se ne ketu jetojme dhe shteti suedez ste fal aq kollaj! Do te kishin shkruar mediat dhe policia sudeze do te kishte ceshtje nen hetim!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In