Gjykata e Apelit Tiranë, ka lënë në fuqi vendimin e dhënë për autorët e dyshuar të vrasjes së Marvi Mihalit.
Me vendimin e sotëm, lihet në fuqi dënimi me 19 vite burg për Dejvis Bitraj dhe ai me nga 12 vite burg për Kridens Allën, Marsel Allën dhe Eugen Bitraj,
Krimi tronditës ndodhi në korrik të vitit 2017, pas sherrit për një karikues.
Dejvi Bitraj, i riu që ka pranuar vrasjen është dënuar me 19 vite burg. Kridens dhe Marsel Alla janë dënuar në mungesë nga gjykata.
Marvi Mihali u godit me thikë, e cila i çau aortën, duke bërë që të gjejë vdekjen.
/a.r











