• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Martinit / U përfol për lidhje dashurore me Tina Pajollarin, flet i arrestuari Valter Mollaj

by A R
15/09/2022 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Valter Mollaj së bashku me kushëririn Edlir Mollaj dhe çobanin e tyre Bledi Angjo janë të arrestuar si të dyshuar për vrasjen 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit në Qershor 2022.

Të tre u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, 18-vjeçares që u konsiderua si “mollë sherri”, pasi në telefon u gjetën biseda të saj me Martin Çeçon.

Por Tina, në intervistën për emisionin Uniko nga Spartak Koka tha se ishte e frikësuar dhe prandaj në dëshmitë e para në polici përmendi emrat e Valter e Edlir Mollaj dhe Bledi Angjo, dhe sipas këtij varianti, ajo kishte lidhje intime me Valter Mollajn e ky i fundit ishte i interesuar për të vrarë Martinin. Por të gjitha këto deklarime Tina Pajollari i ka rrëzuar.

Për emisionin Uniko ka folur nga burgi i Peqinit vetë Valter Mollaj, i cili mohon çdo akuzë të ngritur ndaj tij dhe hedh poshtë pretendimet se ka patur lidhje intime me Tina Pajollarin. Ai bën thirrje që të zbardhet e vërteta dhe të lihet i lirë.

Spartak Koka: Ju jeni personi kryesor i akuzuar për vrasjen e Martin Çeços.

Valter Mollaj: Unë nuk kam asnjë lidhje fare me këtë ngjarje.

Spartak Koka: Çfarë ju lidh ju me Tina Pajollarin?

Valter Mollaj: Si?

Spartak Koka: Me Tina Pajollarin çfarë lloj lidhje keni?

Valter Mollaj: Asnjë fare, të ka sqaruar gruaja, po bëj 1 vit pa folur…asgjë, këtu e 1 vit që s’kam patur fare as telefon, asgjë.

Spartak Koka: Ajo ka përmendur për një lidhje dashurie?

Valter Mollaj: Në botë… Edhe jetën time, dhe fëmijët e gruaja, në botë lidhje dashurie. Jam i sinqertë edhe mbaj shumë përgjegjësi në këtë që ka thënë ajo. Në qoftë se unë i kam thënë vetëm një llaf asaj, as telefon as kështu… fare, fare, fare…

Spartak Koka: Përse duhet t’ju implikonte Tina Pajollari juve personalisht?

Valter Mollaj: Nuk e di, edhe vetes ia bëj pyetje përse. Unë nuk flisja, po bënte afro 1 vit me të. Se ç’pruri një lopë edhe i thashë unë ik mos hajde më.

Spartak Koka: Po Bledi Angjo përse duhet të rrëfente kundër jush?

Valter Mollaj: Nuk e di, ai është i pavetëdijshëm. Në ka thënë, po s’e besoj të ketë thënë.

Spartak Koka: Më datën 12, duam të dimë të vërtetën tuaj, ku keni qenë? A keni udhëtua ju drejt Kolanecit? A e keni marrë ju peng Martin Çeçon? A e keni vrarë ju Martin Çeçon? Këto janë pyetjet kryesore.

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, se dhe unë ia bëj pyetje vetes pse te mua janë drejtuar. Unë s’kam qenë në atë fshat asnjëherë në jetën time. Nuk e di ku është.

Spartak Koka: Në datën 12 a e keni marrë ju fuoristradën tuaj, Bledi Angjon kushëririn tuaj dhe keni vajtur në Kolanec?

Valter Mollaj: Asnjëherë në botë, asnjëherë në botë. Makina ime ka qenë aty në shtëpi dhe kam qenë në shtëpi. Asnjëherë në botë.

Spartak Koka: Në Kolanec më parë keni qenë ndonjëherë?

Valter Mollaj: Asnjëherë në jetën time, asnjëherë, asnjëherë, asnjëherë…

Spartak Koka: Mbani përgjegjësi për këto që thoni?

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi penale… dhe them kështu, të më varin ku të dua në qoftë se unë kam qenë në jetën time atje dhe unë kam gisht në atë ngjarje, një fije peri në atë ngjarje. Edhe ia bëj pyetje vetes pse mua m’u drejtuan… si bombë më erdhi, nuk… jam i shokuar, i dërrmuar.

Spartak Koka: Po si ka mundësi z.Valter, edhe Tina Pajollari komshia juaj, edhe bariu që ju e paguanit, kanë përmendur emrin tuaj?

Valter Mollaj: Nuk e di! Këtë nuk e di. Bariu s’ka lidhje, s’ka thënë. Me bindje të plotë s’e di, po që nuk ka thënë gjë. Nuk e di.

Spartak Koka: Çfarë kërkoni sot?

Valter Mollaj: Unë vetëm drejtësi, asgjë tjetër nga juve. Vetëm drejtësia të vihet në vend. Asgjë tjetër.

Spartak Koka: Në çdolloj rrethane ju do t’i qëndroni të njëjtit version që nuk keni lidhje me ngjarjen?

Valter Mollaj: Absolutisht. Fare, fare, s’kam asnjë lidhje fare fare.

Spartak Koka: Me Martin Çeçon keni folur ndonjëherë në telefon?

Valter Mollaj: Asnjëherë, unë nuk e njoh këtë. As e njoh, them se s’më ka njohur. Unë nuk e kam idenë fare, s’e kam idenë.

Spartak Koka: Në rast se s’keni folur ju, s’ka folur Tina Pajollari, atëherë kush ka folur me Martin Çeçon? Sepse ju e keni parë intervistën e babait të Martinit.

Valter Mollaj: S’e kam parë.

Spartak Koka: Babai i Martinit thotë që djali ka folur me një vajzë që ne pretendonim që ishte Tina Pajollari dhe pastaj ka dalë një person tjetër që e ka kërcënuar. Në rast se s’keni qenë ju, s’ka qenë kushëriri juaj…

Valter Mollaj: Mbaj përgjegjësi në rast se kam qenë unë. Unë s’kam folur, s’e kam idenë, nuk kam folur fare. Unë dua nga juve vetëm drejtësi, asgjë tjetër.

/a.r

Next Post
Parlamenti mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II

Parlamenti mban 1 minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In