• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet ish-kunati i Tina Pajollarit: Facebookun tim e përdorte motra e saj

by A R
18/10/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhoni Potka, ish-kunati i Martina Pajollarit, ka folur për herë të parë pas vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, trupi i të cilit u gjet i vrarë në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në Qershor 2022.

Emri i Xhoni Potkës kishte dalë gjatë investigimit të emisionit Uniko nga Spartak Koka, si person që bënte mblesëri. Madje, edhe babai i Martinit, e përmendi emrin e Xhoni Potkës se i kishin dhënë 1 milion Lekë për të bërë mblesëri për Martinin dhe Tina Pajollarin.

Në një intervistë për emisionin Uniko në Klan Plus me gazetarin Spartak Koka, Xhoni Potka thotë se Martinin e kishte takuar vetëm një herë. Ai mohon pretendimet se kishte bërë ndërhyrë për të bërë mblesëri për të lidhur Martinin me ish-kunatën e tij Tina Pajollari.

Madje ai thotë se Facebookun e tij e përdorte ish-gruaja, motra e Tinës. Pak kohë pas vrasjes së Martin Çeços, Xhoni Potkën e braktisi dhe gruaja dhe ka shkuar të jetojë me shokun e tij Mikel Cycllari. Gjatë kohës që 26-vjeçari Çeço u gjet i vdekur, Xhoni thotë se ka qenë në Greqi ku dhe punon herë pas herë.

Spartak Koka: Më 12 Qershor të këtij viti ku ke qenë?
Xhoni Potka: Në Greqi.

Spartak Koka: Je me letra, i konfirmuar që ke qenë në Greqi?

Xhoni Potka: Brenda në Greqi, i kam me dëshmitarë.

Spartak Koka: Ke qenë në Greqi…

Xhoni Potka: Po, 3 muaj e 20 ditë.

Spartak Koka: Dhe kur je kthyer?

Xhoni Potka: Kur më ka braktisur nusja që ka ikur ka lënë fëmijët rrugëve.

Spartak Koka: Si e njeh ti Martin Çeçon, sepse emri jot është përmendur nga kjo vajza Arjola Hamzaj.

Xhoni Potka: Unë shisja lajthi dhe arra, ai lajthi. Ai u largua dhe unë ika, kaq gjë. Për punë pazari, ai në punën e tij unë në punën time. Pas ca kohe erdhi këtu në Goskovë në 2019, unë pija kafe në lokal. Tha ai e njoh këtë, për mua, e kam parë në Korçë tha.

Spartak Koka: Ai kishte ardhur me një person tjetër?

Xhoni Potka: Po. Hajde pini ndonjë kafe i thashë unë. Jo tha. Hajde ti. Vajta unë.

Spartak Koka: Përse kishin ardhur?

Xhoni Potka: Për nuse.

Spartak Koka: Pra nuk është se i kishe sjellë ti në Kosovë, kishin ardhur vetë?

Xhoni Potka: Po, vijnë aty, se çfarë llafosnin…

Spartak Koka: U futën te shtëpia e asaj vajzës Arjola Hamzaj apo jo.

Xhoni Potka: Po, unë mora kafen e rakinë dhe dola. Se çfarë u llafosën se çfarë bënë, unë s’kam dëgjuar asnjë gjë.

Spartak Koka: Është përfolur që janë marrë lekë ose janë premtuar lekë në atë histori në 2019. Ti ke marrë lekë?

Xhoni Potka: Asnjëherë.

Spartak Koka: Po është diskutuar për punë lekësh aty?

Xhoni Potka: Po hiç fare.

Spartak Koka: Vajza tha, Arterin e njohin të gjithë që merr lekë.

Xhoni Potka: Po çfarë lekë, çdo njeri të jetë dhe unë tani që jam pa martuar, unë një kafe do ta jap ore, 50 mijë, një palë këpucë, çfarë kam dëshirë unë. Por jo te unë.

Spartak Koka: Jo me çmim..

Xhoni Potka: Po çfarë thua, këto janë gjëra koti që llafosin këta.

Spartak Koka: Nga 2019 e ke takuar më Martin Çeçon?
Xhoni Potka: Asnjëherë. Hiç, kur them fare, hiç.

Spartak Koka: Nevzat Çeçon, babain e Martinit, e njeh?

Xhoni Potka: Po unë s’e njoh fare cili është, dje e dëgjova unë emrin e tij, që më morën në telefon.

Spartak Koka: E ke takuar ndonjëherë Nevzat Çeçon?

Xhoni Potka: Po asnjëherë.

Spartak Koka: Nevzat Çeço të ka përmendur emrin dje dhe të ka thënë që 1 milion Xhonit, 1 milion atij tjetrit dhe 500 Rezart Dokollit. Rezart Dokollin e njeh?

Xhoni Potka: Po unë s’e njoh.

Spartak Koka: Është personi që kemi marrë ne në emision.

Xhoni Potka: Po e kam parë kur e ke pyetur. Unë s’e njoh fare.

Spartak Koka: Në gjithë këtë histori, emri i cili është mollë sherri, të paktën e përshfaqur në opinionin publik, është Martina Pajollari, ish-kunata juaj. Pse?

Xhoni Potka: Po se ajo fliste.

Spartak Koka: Martini ka parë një vajzë te byrektorja, ndërkohë i është thënë një emër Tina Pajollari. Atë ditë ai flet me Rezart Dokollin dhe në darkë del emri i Tina Pajollarit, vajza e byrektores por që nuk korrespondonte fytyra me emrin. Pas 2 ditësh, Martin Çeço i nis motrës së tij profilin tënd Xhoni Potka dhe Xhoni Potka e kishte hequr nga Facebooku. Ndërkohë në intervistën e fundit që kam marrë të Tina Pajollarit thotë që Xhoni Potka më hapte Facebookun mua. Martin Çeçon kush e hoqi? Ti e ke pasur friend në Facebook. Kush e hoqi nga friend Martinin?

Xhoni Potka: E kam patur, por unë as Facebook s’e ngas dot, as Messenger.

Spartak Koka: Nuk di rrjetet sociale?

Xhoni Potka: Po s’i di. Po të dija unë e kisha pikasur nusen time.

Spartak Koka: Kush e ka përdorur atëherë? Kush e ka hequr?

Xhoni Potka: Nusja e përdorte.

Spartak Koka: Facebookun tënd? Emrin tënd, Facebookun tënd?

Xhoni Potka: Nusja, ajo qe që e ka bërë. Unë nuk flisja dot me njerëzit e mi me Facebook se po të pyesësh Xhoni Potka dalin shumë veta, shumë Xhoni dalin.

Spartak Koka: Nga friend kush e ka hequr 2 ditë pasi ai i kishte shkruar Tina Pajollarit?

Xhoni Potka: Po unë s’di ta bëj as shok as ta fshij.

Spartak Koka: Po kush e ka bërë?

Xhoni Potka: E ka bërë ajo.

Spartak Koka: Gruaja juaj?

Xhoni Potka: Ish-gruaja time.

Spartak Koka: Tina thotë, më hapnin Facebook me emrin tim dhe ma përdorte dhe motra dhe Xhoni Potka.

Xhoni Potka: E kam dëgjuar unë që ka thënë ajo.

Spartak Koka: Çfarë përgjigje ke për Tinën?

Xhoni Potka: Të tëra që i thonë i kanë të tëra mashtrime që e kam hapur unë Facebookun se unë nuk flisja dot me motrën time jo të hapja Facebookun unë Tinës.

Spartak Koka: Je i sigurt?

Xhoni Potka: Unë e vë dorën në zjarr. Unë i përballem ligjit me çfarë të dojë ligji. Babait të Martinit, me këto që thotë ai i ka shumë gabim se unë as e njoh as më njeh.

Spartak Koka: Je gati të përballesh me ligjin?

Xhoni Potka: Po në vend. Kudo që të jem.

Spartak Koka: Ke dhënë deklarata, ke shkuar në polici, ke dhënë në prokurori deklarata?

Xhoni Potka: Kam dhënë në Prokurori.

Spartak Koka: Ke shkuar vetë me iniciativë?

Xhoni Potka: Vetë ore.

Spartak Koka: Pra, ke kërkuar të sqarosh pozitën tënde?

Xhoni Potka: Posi, si nuk e kam kërkuar.

Spartak Koka: Në Qershor vritet Martin Çeço, pak ditë më vonë bashkëshortja jote Libora apo Sibora si e thërrisni, ishte Shqipëri ato ditë dhe erdhi në Greqi bashkë me fëmijët.

Xhoni Potka: Po. Kur shikoj në media 3-4 ditë përpara se të vinte. Ajo donte të vinte këtej.

Spartak Koka: Donte të kthehej prapë në Shqipëri.

Xhoni Potka: Po, por unë e dija me mirëkuptim se unë besoj shumë. Ma hëngri kokën me të mirë. E nisa dhe unë do largohesha për në Gjermani. Kur vjen ajo këtu, hodhi çantën përjashta, fëmijët i la rrugëve. Vinin vërdallë në fshat, qanin fëmijët, unë kam dhe dëshmitarë.

Spartak Koka: Braktisi fëmijët?

Xhoni Potka: Braktisi fëmijët, djalë e çupë.

Spartak Koka: Çfarë moshe?

Xhoni Potka: Djali 8 vjeç, çupa 2 vjeç.

Spartak Koka: Si i braktisi? Nëna e tyre?

Xhoni Potka: E nëna, ja ajo ishte nëna. I linte në gjumë dhe ka ikur herë të tjera, unë e kam me video që ka ikur ajo, i ka nxjerrë e ëma e saj, unë kam me prova që i ka nxjerrë.

Spartak Koka: Po atë ditë kush u kujdes për fëmijët?

Xhoni Potka: Unë lajmërova vajzën e xhaxhait, ka ardhur në orën 23:00 që i ka marrë.

Spartak Koka: Po sa orë kanë ndenjur fëmijët vetëm?

Xhoni Potka: Që në 18:00-19:00 deri në 23:00. U detyrova morën vajzën e xhaxhait se këtë kam afër. Fëmijët kanë ndenjur vetëm. Unë erdha nga Greqia.

Spartak Koka: Nuk more vesh se çfarë kishte ndodhur me gruan tuaj?

Xhoni Potka: Ore ka ikur, se nga ka ikur nuk e di se ku kishte ikur. Kur vij këtu unë i gjej fëmijët, djali ishte zgjuar, iku tha e mori një makinë portokalli. Erdha unë, për 20 minuta nuk e kam kapur, se po të ishte gruaja rrinte sqaroheshim.

Spartak Koka: Ku iku gruaja juaj?

Xhoni Potka: Në Porodinë ka ikur, te një Mikel.

Spartak Koka: Mikel Cycllari që ka qenë miku juaj.

Xhoni Potka: E kam patur shok.

Spartak Koka: Braktisi fëmijët, ju la dhe ju dhe iku.

Xhoni Potka: Po.

Spartak Koka: Me cilin justifikim?

Xhoni Potka: Pse ikur ajo këtë më bën çudi mua pse ka ikur pa u sqaruar fare. Se një njeri që është nënë, është nënë. Edhe maces po t’ja fshehësh vete i gjen. U bënë 3 muaj ajo s’i ka takuar njëherë fëmijët, që djali s’e do.

Spartak Koka: Ti ke bërë kallëzim?

Xhoni Potka: Kam bërë.

Spartak Koka: Për çfarë?

Xhoni Potka: Për braktisje të fëmijëve ndaj Liborës.

Spartak Koka: Pra, ju akuzoni Liborën që përdorte Facebookun tënd dhe të Tinës.

Xhoni Potka: Po ajo e ka bërë. Kush ja ka hapur Facebookun Xhonit kur ka qenë në Greqi kësaj radhe, herën e fundit thuaji, që ia hape që nga Shqipëria? E hapi ajo, se çfarë bënte me Facebookun tim unë nuk e di.

Spartak Koka: Pa u ndarë, keni biseduar për vdekjen e Martin Çeços?

Xhoni Potka: Jo fare, asgjë.

Spartak Koka: Po doli emri i Tina Pajollarit.

Xhoni Potka: I thashë unë, po ta ketë bërë le t’i meritojë se ai djalë gjynah.

Spartak Koka: Çfarë thoshte Libora?

Xhoni Potka: Hiç asgjë.
Spartak Koka: Libora Pajollari, në dijeninë tënde, e ka takuar Martin Çeçon? E njeh Martin Çeçon?

Xhoni Potka: Nuk e di çfarë ka bërë se unë dy herë në vit vij nga Greqia.

Spartak Koka: Babai juaj na tha që po e ka takuar Nevzatin se “i kam bërë një vend, donte të ulej të hante byrek, pa e njohur i kam thënë hajde ulu këtu”. Dhe ka ngrënë byrek dhe kanë shkëmbyer një bisedë ku i është blerë dhe djalit tuaj një top 5 mijë lekësh. Në atë tryezë ka qenë dhe Libora. Në këtë takim ju keni qenë në burgun e Drenovës dhe s’keni pasur dijeni. Babai juaj thotë as është bërë bisedë për mblesëri, as për pagesa.

Xhoni Potka: Unë s’di gjë fare.

Spartak Koka: Tina Pajollari, ish-kunata juaj, është e arrestuar tashmë si e dyshuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim. Keni një koment për këtë?

Xhoni Potka: Ajo fliste, unë i kam folur që më përpara. Fshiji, mos bë telefon se mua më vinte turp prej fshatit. Po flet me një, flet me një, mua më vinte zor. Fshiji, hiqi këto. Le që me mua nuk shkonte mirë njëherë.

Spartak Koka: Po pse? Se edhe ajo e ka thënë?

Xhoni Potka: Grindeshim, për punë e grindja që të punonte.

Spartak Koka: Edhe ajo nuk shkonim mirë, por tha mendoj se më hapnin Facebook.

Xhoni Potka: Ato janë gjëra gabim, ato ja hapte e motra.

Spartak Koka: Je i sigurt për këtë Xhoni?

Xhoni Potka: Jam shumë i sigurt që e hapte motra, se unë nuk hapja dot timin jo të hapja të ish-kunatës. Mua të më lënë rehat në hallet që më kanë rënë dhe nuk kam nge. Ai ka të drejtën e tij se e ka evlat, por që unë s’kam gjë.
Spartak Koka: Ju në asnjë lloj rrethane nuk keni lidhje me vdekjen e Martin Çeços?

Xhoni Potka: Ore unë i përgjigjem ligjit deri në fund, edhe në Amerikë të jem do të vij. Po ta kem bërë unë këtë, mos i gëzoj të dy fëmijët, po të kem gisht unë për këtë gjë. Unë e di që më ngatërron ish-gruaja se nuk i vjen mirë asaj, por ato që janë të vërteta le t’i mbajë ajo që janë të vërteta. Jo të gënjejë, si kjo dhe e motra.

/a.r

Next Post
“Tirana në krye dhe beteja fillon”, Berisha: Nuk shtyhet më protesta, do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë

“Tirana në krye dhe beteja fillon”, Berisha: Nuk shtyhet më protesta, do të fillojmë një lëvizje shpëtimtare për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

Niko Peleshi takohet në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Europën

February 3, 2026
Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

Mile: PD e udhëhequr nga Sali Berisha, nuk ka objektiv për zgjerim të bazës elektorale

February 3, 2026
Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi i PD-së nuk i ka bërë mirë llogaritë, përsërisin përralla kot prej 13 vitesh

February 3, 2026
Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

Salianji nga Fieri: Berisha përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara

February 3, 2026
“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

“Lushnja i sjell buxhetit të shtetit 500 milionë euro nga bujqësia”/ Braçe habitet dhe qesh me deklaratën e Ulsi Manjës (VIDEO)

February 3, 2026
Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

Braçe debat me Korreshin dhe Gogun: Sot në Shqipëri ke investime direkte franceze! Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë në nivelin më të lartë

February 3, 2026
Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

Vajza e Lasgush Poradecit shpërthen në lot: Hajdutët na vodhën, prej 35 vitesh sillen mizorisht me figurën e babait tim! Si na përjashtuan nga eventi në Vjenë

February 3, 2026
Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

Spiropali pritet në Shtëpinë e Bardhë nga Asistenti Special i Presidentit Trump: Bordi i Paqes do të jetë në thelb Bordi i Veprimit, iniciativë e orientuar nga parimet

February 3, 2026
Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

Rama publikon pamjet spektakolare të helikopterëve Black Hawk në aksion

February 3, 2026
Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In