• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli nuk pranon akuzat! Çfarë ndodhi në seancë

by B K
04/06/2025 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës të mërkurën është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademajt në nëntorin e vitit 2023.

Në seancë ishin të pranishëm tre të akuzuarit – bashkëshorti i 30-vjeçares, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtim Kokalla – familjarë të viktimës dhe avokati i familjes Ademaj, Leotrim Syla.

Murseli sërish është deklaruar i pafajshëm, ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë. Kokalla – i cili në seancën fillestare, të mbajtur më 31 janar, kishte thënë se nuk do të deklarohej pa u konsultuar me mbrojtjen – u deklarua i pafajshëm.

Trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Murselit për ekzaminim psikiatrik, pas paraqitjes së saj nga avokatët mbrojtës.

Gjykimi do të vazhdojë në korrik.

Seanca për nisjen e shqyrtimit gjyqësor të këtij rasti ishte caktuar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte konfirmuar më 26 mars aktakuzën për vrasjen e Ademajt.

Gjatë seancës fillestare, fajtor ishte deklaruar i përfshiri i katërt në aktakuzën për vrasjen e Ademajt, Tom Dodaj. Ai ishte përfshirë në aktakuzë, pasi ia ka shitur armën Murselit, me të cilën ishte kryer vrasja e Ademajt. Dodaj u dënua me pesë vjet burgim dhe me gjobë prej 5 mijë eurosh.

Në seancën fillestare, gjyqtarja e rastit, Fatime Dermaku, kishte thënë se, nëse gjenden fajtorë, Murseli, Plava dhe Kokalla mund të dënohen me nga 10 vjet e deri me burgim të përjetshëm.

Çfarë u tha sot në seancë?

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, tha se Prokuroria posedon numër të madh të provave për akuzat e ngritura, si dhe deklaratat e të akuzuarve të dhëna për Policinë e Kosovës.

“Gjatë krahasimit të deklaratave dhe provave të mbledhura, Prokuroria është bindur dhe po tentojmë ta bindim trupin gjykues dhe publikun se të akuzuarit kanë kryer veprën penale”, tha Përlinçeviq.

Prokurorja tha se, në deklaratën e dhënë për Policinë e Kosovës, Kokalla kishte thënë se Murseli i kishte kërkuar edhe një vit më herët t’ia vrasë bashkëshorten, por se ai kishte refuzuar. Sipas deklarimit të Kokallës në Polici, tri javë para vrasjes, Kokalla e ka gjetur personin që mund ta kryejë vrasjen, Plavën, në këmbim për 30 mijë euro.

Por, avokati i Kokallës, Ndrecë Dodaj, tha se provat e Prokurorisë nuk vërtetojnë prezencën e Kokallës apo se ai ka kryer veprën penale.

“Këto prova tregojnë vetëm faktin se i pandehuri Kokalla me Murselin jane familjarë, pra nip e dajë, dhe janë bashkëfshatarë”, tha Dodaj.

Përlinçeviq propozoi që si dëshmitarë të ftohen edhe Jeton Binaku, i cili u tha se ia kishte huazuar veturën Plavës në ditën e vrasjes, dhe Valon Lukaj, që u tha se i kishte siguruar banim Plavës pas vrasjes, dhe më vonë edhe Kokallës.

Ndërkohë, avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku, tha se beson që nuk ka prova të drejtpërdrejta që vërtetojnë se klienti i saj ka kryer apo urdhëruar vrasjen e Ademajt.

Zhinipotoku gjithashtu insistoi që shqyrtimi gjyqësor të vazhdojë vetëm pasi të jetë bërë ekzaminimi i statusit mendor të Murselit, për të cilën kërkesë tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Prokuroria apo Gjykata.

Sipas saj, ky ekzaminim është kërkuar për të parë nëse Murseli është në gjendje ta kuptojë procedurën gjyqësore dhe të konsultohet me mbrojtësit për çështjen gjyqësore.

Avokati i Plavës, Skënder Gojani, tha se për gjendjen mendore të klientit të tij ka pranuar ekspertizë nga Instituti i Psikiatrisë dhe Forenzikës, dhe se shkaku i gjendjes së rënduar psiqike të tij, ai nuk mund të deklarohet për fajësinë.

Ai tha se Plava ka qenë në një aksident dy muaj para vrasjes, dhe se ai aksident “ka ndikuar në gjendjen e tij psikike”.

Gjyqtarja e rastit, Dërmaku, tregoi se gjyqtari i procedurës paraprake e kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Murselit për ekzaminim të statusit mendor të të akuzuarit.

Avokatja e tij tha se nuk kanë pranuar përgjigje, por e konsiderojnë ende të domosdoshëm këtë ekzaminim.

“Gjatë bisedave në Qendrën e Paraburgimit në Dyz me të pandehurin kemi vërejtur një gjendje labile, mendime për të kryer vetëvrasje, andaj, si mbrojtje, kemi konsideruar se është e domosdoshme që të kryhet ekzaminimi dhe të sigurohet konstatimi i ekspertëve”.

Pas kësaj, trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtjes së Murselit për ekzaminim psikiatrik.

“Urdhërohet Instituti i Psikiatrisë dhe Forenzikës që brenda dy javësh ta realizojë këtë ekzaminim”, tha gjyqtarja.

Seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë më 2 dhe 9 korrik, në orën 13:10, si dhe më 14 korrik në orën 09:00.

Si ishte kryer vrasja?

Prokurorja e rastit, Javorka Përlinçeviq, kishte deklaruar më herët se Murseli kishte bërë plan për ta vrarë Ademajn nga mllefi dhe në shenjë hakmarrjeje, pasi çifti kishte pasur “raporte të çrregulluara familjare dhe martesore”.

Prokuroria tha se më 25 qershor 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor për Ademajn, në vlerë prej 3.000.000 krunash suedeze (261.031 euro), me qëllim që, pas vdekjes së saj, Murseli ta përfitonte këtë sigurim.

Prokuroria tha se Murseli ia ka shpalosur planin e tij të akuzuarit Kokalla, për vrasjen e bashkëshortes, dhe ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyra për ta realizuar atë. Ai, sipas Prokurorisë, nuk kishte pranuar të kryente vrasjen, dhe e kishte njoftuar Murselin me Plavën.

Prokuroria tha se të tre më pas janë pajtuar që Plava ta vriste Ademajn, dhe Murseli do ta kompensonte atë me 30.000 euro.

Ndërkaq, në këtë rast, Dodaj thuhet se u përfshi pasi në ditën e vrasjes, sipas aktakuzës, Murseli kishte blerë nga ai një pistoletë, të firmës Zastava, dhe 20 fishekë, në vlerë prej 280 eurosh. Me këtë armë, tha Prokuroria, ishte vrarë Ademaj.

“….Naimi, në mënyrë dinake, me dorën e tij të djathtë e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, pas çka, Naimi me fëmijët kanë dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria.

Reagimet në publik pas vrasjes së Liridona Ademajt

Vrasja e Ademajt kishte shkaktuar zemërim në publik edhe për faktin që bashkëshorti i saj kishte qenë pjesë e ceremonisë së varrimit.

Familja e Ademajt kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, në mënyrë që ajo të varrosej vranë varrezave të prindërve të saj, ndërkaq aktivistët për të drejtat e grave kanë kërkuar që Ademaj të mos identifikohej më me mbiemrin e bashkëshortit – Murseli, por me atë të familjes së saj – Ademaj.

Sipas të dhënave, që nga viti 2010 e deri më tani, në Kosovë janë vrarë afër 60 gra. Në të shumtën e rasteve, dorasit kanë qenë bashkëshortët.

Organizatat që merren me të drejtat e grave thonë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është duke u dërguar mesazhe “trimëruese” dorasëve me “dënimet e lehta”./ REL

Next Post
Shkolla ‘Kosova’ modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

Shkolla ‘Kosova’ modeli i shkollës së rilindur, Veliaj: Mbi 50 shkolla të reja në një dekadë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

December 24, 2025
“Nuk bashkëpunojmë me Arlindin, se është ekstremist!”/ Qori refuzon PD: Garojmë veç, nuk na lidh gjë me hajdutët!

Arlind Qori: Do të vazhdojmë protestat! Nuk bashkëpunojmë me Berishën dhe Lapajn

December 24, 2025
Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com