• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vrasja e Liridona Ademajt, kryeprokurori: Akt i rëndë dhe dinak, Gjykata të japë dënim maksimal

by B K
15/01/2025 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi është shprehur gjatë seancës së sotme se pret dënim maksimal për autorin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Gashi e cilësoi vrasjen si vepër penale e rëndë e kryer nga një anëtar familjeje në mënyrë dinake. Për ngjarjen që tronditi opinionin publik, ai u shpreh se janë grumbulluar prova të mjaftueshme.

Kryeprokurori: Sa i përket cilësimit juridik kjo vepër penale është vepra penale e vrasjes së rëndë e kryer nga anëtari i familjes e kryer në mënyrë dinake dhe presim nga gjykata një dënim kapital për këtë kryes sepse konsiderojmë që kemi grumbulluar prova të mjaftueshme.

Ndërkohë në fund të seancës Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre personave të tjerë për vrasjen e Liridona Ademaj.

Korrespondentja e Top Channel Leonita Bajrami bën me dije se aktakuzë është ngritur ndaj Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe një personi të cilit nuk ja kanë bërë të ditur emrin prokurorja e rastit.

“Sa i përket cilësimit juridik kjo vepër penale është vepra penale e vrasjes së rëndë e kryer nga anëtari i familjes e kryer në mënyrë dinake dhe presim nga gjykata një dënim kapital për këtë kryes sepse konsiderojmë që kemi grumbulluar prova të mjaftueshme”, ka thënë kryeprokurori i themelores në Prishtinë.

Ndërkohë për një nga motivet e vrasjes së Liridona Ademaj, ka folur prokurorja e rastit, Javorka Prelinqeviç.

“Për detajet e aktakuzës nuk mund të flasim. Përderisa kanë jetuar në Suedi kanë pasur marrëdhënie të çrregulluara dhe kanë pasur çështje edhe financiare”, ka thënë ajo.

Prokurorja ka bërë të ditur po ashtu që nga Suedia, ku kishin jetuar Liridona Ademaj dhe Naim Murseli, kanë kërkuar informacione lidhur me jetën e tyre atje dhe këto e mbështesin një prej motiveve që sipas prokurores është financiar.

Prokurorja ka shtuar po ashtu se nga të pandehurit ka pasur kërkesa për pranim të fajësisë , por në këtë rast kanë konsideruar se rasti është i rëndë dhe duhet të shkojë në gjykim.

Next Post
U mor në pyetje për rreth 1 orë në SPAK, kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai tregon arsyen

U mor në pyetje për rreth 1 orë në SPAK, kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai tregon arsyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

“Jemi përballë një realiteti të ri”, Banka e Shqipërisë paralajmëron krizë të fortë në horizont

April 2, 2026
Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

Rama për legalizimet: Kemi skanuar 54 milionë fletë, në 2027 gjithçka e digjitalizuar

April 2, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

April 2, 2026
G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In