Policia ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar si autorë të vrasje së 30-vjeçarit Enton Nikaj në Linzë, dje.
Ngjarja ndodhi në restorant “Muraga”, në pronësi të shtetasit I.G., i cili ka mbetur i plagosur.
Personat e identifikuar si autorë dhe të shpallur në kërkim janë: Ervis Martinaj, 33 vjeç; Emiljano Nina, 20 vjeç; Mirsad Kuçanaj, 28; Bujar Hasani, 32, dhe Oliver Gjoka 29 vjeç.
Të shtënat me armë ndodhën pas konfliktit fizik që të dyshuarit dhe viktima patën në lokal.