• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Lamajt/ Holanda vendos: Arben Frroku do të ekstradohet në Shqipëri

by Java News
16/05/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Holandë ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Gjykata e Lartë holandeze ka refuzuar kërkesën e Frrokut për të qëndruar në këtë shtet, pasi sipas tij në Shqipëri i është bërë një gjyq politik. Gati një vit pas arrestimit të Frrokut drejtësia Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë. Vendimi i gjykatës holandeze është bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare për ekstradimet.

Pas këtij vendimi, i dënuari me burgim të përjetshëm pritet të ekstradohet drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm. Këtë dënim Frroku e ka marë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamaj.Për këtë vrasje gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur të pafajshëm Frrokun.

Menjëherë pas lirimit nga qelia, Frroku ka qëndruar në Shqipëri për pak kohë, dhe është larguar me shpejtësi nga pika doganore e Muriqanit, 6 ditë përpara se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ta dënonte me burgim të përjetshëm. Pas këtij vendimi Frroku është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Por pas shumë kërkimesh ai u arrestua arrestua në një qytet të Hollandës. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një komisari policie në Tiranë në 2013, u kap me pasaportë greke, me emrin Renato Tsepa.

Verifikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët hollandezë. Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) grek të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë.Ndërkohë kujtojmë se edhe pas vrasjes së Dritan Lamaj, Frroku është larguar nga Shqipëria në drejtim të Selanikut, duke u arrestuar në një apartament në këtë qytet.

Në Shqipëri, gjyqi ndaj Arben Frrokut në shkallën e parë, zgjati për shumë muaj, deri kur në prill të 2015, ai u shpall i pafajshëm. Dy muaj më pas Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda, mori një vendim tërësisht të kundërt duke e dënuar atë më burgim të përjetshëm. Por ndërkohë Frroku kishte lënë Shqipërinë. Tashmë edhe vllai i Arben Frrokut,ish-deputeti Mark Frroku është dënuar me 7.6 vite burg dhe ndodhet në qeli për akuzën e pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm.

ma.me
Next Post
Besnik Mustafaj: Pse dibranët duhet të votojnë për Sherefedin Shehun

Besnik Mustafaj: Marrëveshja mbi bazën e paketës “McAllister”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In