• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e komisarit Cuku/ Autori ndodhet në Shqipëri, janë shoqëruar 4 persona

by A R
17/04/2017 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë nga vrasja e kryepolicit Artan Cuku policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ngushtojnë rrethin e personave të dyshuar për ngjarjen, ndërsa aktualisht të shoqëruar për këtë hetim janë vetëm 4 shtetas të ndaluar 2 ditë më parë.

Sipas burimeve nga ky grup numri i madh i telefonatave pas shpërblimit të vënë dhe videos së publikuar ka ndihmuar hetuesit të ndërtojnë një identikit më të qartë të autorit.

Hetuesit kanë përjashtuar deri në këto momente pistën e një vrasësi të ardhur nga jashtë shtetit pasi sipas dëshmive dhe pamjeve filmike personi që shihni në pamje e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme Artan Cuku 3 javë para se ta ekzekutonte.

Në grupin e hetuesve të policisë dhe krimeve të rënda janë bërë pjesë dhe ish drejtuesit e policisë së shtetit të zëvëndësuar në vitin 2013, kjo sqaruan burimet për faktin se ata njohin të shkuarën e kolegut të tyre dhe janë personat që mbanin kontakt me të ndjerin.

Në sitën e hetuesve pista për të cilën janë mbledhur më shumë të dhëna është ajo e një vrasje për shkak të karrierës së tij në polici kjo e lidhur dhe me ngjarjen e 2005 kur në zyrën e ish shefit të kom.4 asokohe Artan Cuku humbi jetën Agim Daka.

Hetuesit kanë mbaruar ekzaminimin e telefonave të viktimës por në to sqaruan burimet nuk ka asnjë provë të vlefshme për të shkuar tek autori, qoftë mesazhe kërcënuese, kompromentuese apo telefonata të dyshimta.

Policia e Tiranës vazhdon të kërkoj ndihmën e qytetarëve me anë të vidios së publikuar ndërsa disa nga telefonuesit janë nënshtruar dhe procesit të njohjes së autorit me anë të fotos por deri më tani nuk është mundur që nga të shoqëruarit të identifikohet personi në video.

Dhe pse nuk ka bërë një njoftim zyrtar grupi hetimorë ka vendosur të rrisë në 10 milion nga 3 që ishte më parë shpërblimin për publikun në lidhje me identifikimin e autorit të krimit.

Artan Cuku u ekzekutua me 5 plumba në trup mbrëmjen e 8 prillit pak minuta pasi ai ishte future në pallatin ku banonte pranë rrugës së kosovarëve në tiranë.

Në këtë krim janë përdorur dy pistoleta por asnjëra prej tyre nuk është gjetur nga kontrollet e ushtruara./Shqiptarja/a.m.

Next Post
UFO-t po i afrohen tokës? Kjo VIDEO i ka shokuar astronomët!

UFO-t po i afrohen tokës? Kjo VIDEO i ka shokuar astronomët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi në PD nuk janë ata që janë me Berishën, por ata që janë dorëzuar tek Berisha

March 18, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

DASH, kabllogram Ambasadave amerikane në botë: Përgatituni për situata emergjente

March 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë do të thotë drita jeshile e Brukselit për raportin e ndërmjetëm mbi Shqipërinë?

March 18, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

March 18, 2026
Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In