Prokurori i Krimeve të Rënda, Henrik Ligori në një konferencë të përbashkët me kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako theksoi se ka prova të pakundërshtueshme se vrasësi i Artan Cukut, është Mikel Shallarin.
Po ashtu, prokurori ka treguar se Shallari është marrë në pyetje, megjithatë ai nuk e ka pranuar autorësinë.
“Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të të jetë Mikel Shallari, mund të jetë dikush tjetër.
Unë kam pasur dy komunikime me të. Ai vazhdon të mohojë përfshirjen e tij në krim. i janë treguar të gjitha provat që e ngarkojnë atë me përgjegjësi. Ai është njohur me to. i janë ofruar të gjitha lehtësitë që parashikon ligji në rastet e bashkëpunimit me drejtësinë. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me të”, – deklaroi prokurori i Krimeve të Rënda.
a.ç