• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Klodianës nga burri, shoqja ndjehet në faj: Duhet ta kishte denoncuar, nuk e binda dot që ta bënte

by Java News
02/10/2023 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për italianen La Nazione, shoqja më e afërt e Klodiana Vefës, 36-vjeçares shqiptare që u vra me armë zjarri në rrugë nga ish-bashkëshorti i saj Alfred Vefa mbrëmjen e 28 shtatorit  rrëfen se e ndjera kishte frikë që ta denonconte Alfredin, sepse i druhej faktit që ai mund të hakmerrej ndaj fëmijëve. E mbushur me ndjenja faji që nuk shkoi ta denonconte vetë, mikesha e së ndjerës thotë se Alfredi e kishte kërcënuar në shumë raste.

“Pas vdekjes së Klodianës u mbylla në shtëpi. Alfredi ishte ende rrugëve, i armatosur. Mund të vinte të më kërkonte dhe të më vriste edhe mua. Ai më urrente dhe më druhej, sepse i dilja përballë. Nuk e kisha frikë. I kam thënë më shumë se njëherë: nëse nuk të denoncon ajo për ferrin që po i bën të jetojë, do ta bëj unë”.

Pjesë nga intervista

Po përse nuk e denoncoi Klodiana asnjëherë ish-burrin e saj, nëse ndihej në rrezik?

“Për fëmijët. Kishte frikë që nëse e denonconte ai do i bënte keq fëmijëve, në shenjë hakmarrje ndaj saj. Por ishte e bindur edhe për një gjë tjetër… Mendonte se edhe nëse e denonconte, nuk do të ndryshonte asgjë. Më thoshte: Në fund atë që do të bëjë do ta bëjë gjithsesi”.

“Shqiptarja ishte kokëfortë, por me zemër të madhe. I donte fëmijët e saj me shpirt. Donte të ishte e lumtur, po përpiqej me gjithë fuqinë e saj. Kishte gjetur dikë me të cilin ndihej mirë. Një burrë i cili ashtu si ajo kishte kaluar vite ferri duke duruar gjithçka sepse donin të rrinin bashkë. E njoh shumë mirë, dhe ai ashtu si unë, deri kur Alfredi u gjet i vdekur, kishte frikë të dilte nga shtëpia. Tashmë do të duhet të përballemi me çfarë ndodhi: Një dhimbje e papërballueshme dhe një peng që do më torturojë përjetë”.

Nëse do të mund të kthehej pas, çfarë do bënte?

“Do shkoja te karabinierët dhe do ta denoncoja, me ose pa miratimin e Klodianës. Si unë ashtu dhe partneri i saj nuk na e bënte zemra që të vepronim pa dëshirën e saj. Këmbëngulëm shumë. U përpoqëm ta bindnim me çdo mënyrë. Por në fund ajo e mbyllte bisedën duke thënë: Jemi shqiptarë, nuk na kuptoni dot. Ne e respektuam deri në fund.”

Po familja a ishte në dijeni?

“Për mendimin tim dinin shumë pak, ose të paktën jo të gjithë të vërtetën. Klodiana ishte gjithmonë e qeshur. Shqetësimet apo frikën që kishte ia besonte miqve dhe nuk fliste kurrë keq për Alfredin me të tjerët. Për të thoshte se ishte shumë punëtor. Mund edhe të ketë qenë, por vitin e fundit nuk kishte dhënë më asnjë qindarkë për familjen, ndonëse jetonte nën të njëjtën çati me fëmijët dhe të. Pasi e vrau mendova se kishte planifikuar gjithçka dhe se kishte marrë paratë e ishte arratisur në Shqipëri”.

Pistoletën me të cilën e vrau dhe u vetëvra duket se Alfredi e mbante në shtëpi…

“Ajo që mund të them është se Klodiana e parandiente që do e vriste me një plumb pistolete. Nuk ma ka thënë kurrë hapur, por njëherë më la të kuptoja se ai kishte armë, duke shtuar një fjali që nëse e rimendoj më futen të dridhurat: Tashmë e kam kohën e kufizuar…”/m.j

Next Post

Rama, “aktivisti”, “patronazhisti”...dhe Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In