Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka deklaruar se vrasje e Devi Kasmit është porositur nga një kriminel i rrezikshëm shqiptar, dhe është kryer nga vrasësi grek me pagesë.
“Vrasësi me pagesë është pjesë e një grupi shumë të strukturuar kriminal. Porositësi i vrasjes është shqiptar është një kriminel i rrezikshëm”, u shpreh Xhafa në Opinion.
Kujtojmë që Policia e shtetit ka arrestuar shtetasin grek Efthymiou Efthymious që dyshohet se kreu vrasjes e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë.
Efthymiou kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge.