• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Kasmit, Policia: Aurel Hoxhallari organizoi krimin, vrasësi një ish pjestar i forcave speciale greke

by Java News
02/02/2018 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet autori i vrasjes së Devi Kasmit pak ditë më parë në kryeqytet. Ai është një shtetas grek, ndërsa në momentin e arrestimit i janë sekuestruar dy pistoleta, një snajper dhe 400 gr hashash.Ai dyshohet se është një vrasës me pagesë, ndërsa fillimisht ka mohuar gjithçka në momentin e arrestimit, por pamjet filmike dhe dëshmitë e Mario Meshinit, që e pa vrasësin, e kanë dërguar pas hekurave grekun.

Shtetasi grek ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, ndërsa në ekzekutimin e Kasmit janë disa persona të përfshirë. Pas arrestimit të grekut janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë për t’u marrë në pyetje.  Mario Meshinit i është ndërprerë masa e arrestit nga Gjykata e Tiranës.

U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen
Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin
Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën
Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje

Në kërkim
Aurel Hoxhallari-Organizator i vrasjes

U sekuestrua
Një bombë
Eksploziv
Dy maska
Dylbi
Armë zjarri
Makina që u përdor në vrasje
Greku u vetë deklaruar si ish-punonjës i policisë greke nga 1992-12, kur është përjashtuar, pasi u konstatua si trafikant droge.

Njoftimi i policisë

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

· Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

· Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

· Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

· Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpuntor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

Next Post
Tentoi të korruptojë policin me 100 euro, pranga 38-vjeçarit

Tentoi të korruptojë policin me 100 euro, pranga 38-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Peleshi hyri në histori”, Bardhi: U zgjodh me 85 vota, u mbajt në detyrë me 79

Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në ‘Bordin e Paqes’, por PS po shkel Kushtetutën

January 22, 2026
Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

Balluku/ Seanca në Kushtetuese, Qeveria: Pezullimi antikushtetues. Vendimi i njëanshëm

January 22, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Bordi i Paqes, Balla: Ftesë historike nga Trump, Shqipëria kontribut të rëndësishëm në çështjet globale

January 22, 2026
FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

FOTOLAJM / Ivanka Trump viziton sërish Manastirin e Zvërnecit

January 22, 2026
Manjani: Për majmunët që duan t’i dënojnë shqiptarët për tradhti ndaj atdheut

Manjani ironi me opozitën: Tani që ra dakort që Rama të jetë te Bordi i Paqes, le t’i paguajmë edhe…

January 22, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

LIVE! Shqipëria në ‘Bordin e Paqes’ së Trump, nis shqyrtimi i projektligjit në Kuvend

January 22, 2026
Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

Pas Danimarkës, edhe Suedia braktis SHBA-të: Rrezikohet dollari dhe tronditet Wall Street

January 22, 2026
Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In