• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Kaçifas, nisin verifikimet për efektivët e RENEA-s

by A R
29/10/2018 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vrasjes së 35-vjeçarit Kaçifa në Bularat gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur verifikimin lidhur me zbatimin e proceduarave standarte nga efektivët e forcave Renea.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, ka nisur verifikimet për veprimet e policisë gjatë aksionit të Forcave Speciale RENEA në Bularat të Gjirokastrës, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me efektivët, banori i këtij fshati Kostandinos Kaçifa. Drejtoria e standarteve profesionale ka bllokuar të gjitha procedurat e ndjekura nga efektivët dhe drejtuesit e forcave elitë Renea për të parë nëse është zbatuar sipas programit Plani Operacional i hartuar më herët në Policinë e Shtetit.

Po ashtu po kqyret nga SHCBA libri i raport-shpërbimit dhe më pas do të vendoset nëse do të ketë hetim për tejkalim kompetencash nga forcat Renea, dhe nëse u zbatua apo jo detyra në përmbushje të ligjit. Sipas njoftimit të policisë, efektivët jo vetëm që rrezikuan jetën e tyre, por të rrezikuar ishin edhe shumë banorë vendas e shtetas grekë që ishin të pranishëm në nder të ushtarëve helenë të rënë gjatë Lutës së Dytë Botërore, në luftën italo-greke.

Mesditën e së dielës uniformat blu sekuestruan rreth 31 gëzhoja dhe dy karikatorë të zbrazur pranë depos së ujit, në Bularat, vend ku u fsheh për disa orë dhe bëri rezistencë, 35-vjeçari Konstandinos Kaçifa. Më herët 35-vjeçari minoritar kishte qëlluar me katër plumba në drejtim të një automjeti të Policisë së Rendit pranë vendit ku po mbahej ceremonia përkujtimore por, fatmirësisht brenda nuk kishte asnjë efektiv blu.

Gjatë ndjekjes dhe më pas lokalizimt të 35-vjeçarit u kërkua edhe ndihma e repartit të specializuar Renea, të cilët mbërritën me helikoper në Bularat nga Tirana. Pas shumë përpjekjesh, ato i kanë bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet paqësisht, por Kaçifa ka hapur zjarr me arme duke rrezikuar jetën e efektiveve. Në këto kushte dhe për shkak të terrenit ku mundësia e mbrojtjes për forcat Renea ishte e ulët, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit i riu që kishte edhe nënshtetësi greke. Për ngjarjen e Bularatit, ka nisur hetimet edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

/b.d

Next Post
84 iranianë të vdekur nga alkooli kontrabandë

84 iranianë të vdekur nga alkooli kontrabandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

March 21, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

Tensionet në Lindjen e Mesme, BE propozon uljen e objektivit të rezervave të gazit

March 21, 2026
Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

Tjetërsimi i pronave në Lalëz/ Kërkuan lirimin nga qelia, GjL rrëzon rekursin e vëllait të ‘Rrumit’ të Shijakut dhe Vlash Brahjas

March 21, 2026
Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur nga një ortek në Itali

March 21, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Asgjësimi dhe vetëasgjësimi i opozitës

March 21, 2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

Aksident në Pogradec, makina përplas çiftin e bashkëshortëve që udhëtonte me motor, dërgohen në spital

March 21, 2026
Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

Meta kërkon lirinë, GJKKO shqyrton të martën kërkesën! Për herë të parë ofron edhe garanci pasurore

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In