• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Tabulatet rrëzojnë dëshmitarët e deritanishëm: Olsi Qalliaj, jo në Tiranë natën e krimit

by Java News
04/11/2019 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tabulatet telefonike që janë analizuar gjatë hetimit për vrasjen e menaxherit të VIP-ave Jurgen Kurti, kanë hedhur poshtë dëshminë e njeriut që e implikoi Olsi Qalliajn në vrasjen e Kurtit. Ky i fundit u qëllua për vdekje në 18 mars 2019 dhe për këtë krim, policia dhe prokuroria e Tiranës arrestuan Qalliaj si autor të dyshuar të vrasjes, Elsi Levendin dhe Alesio Berberin. Por dy nga të arrestuarit tashmë janë të lirë, ndërsa vetëm një mësohet se vijon të jetë në qeli.

Në fillim të tetorit 2019 tre gjyqtarë të Apelit Tiranë vendosën të ndryshojnë masën e sigurisë për Olsi Qalliaj nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje” me argumentin se prokuroria dhe policia e Tiranës nuk kishin sjellë prova bindëse që të vërtetonin implikimin e Qalliaj në ekzekutimin me disa plumba të Jurgen Kurtit. Sipas argumentit të gjyqtarëve Alaudin Malaj, Genti Shala dhe Elbana Lluri nga verifikimi i tabulateve telefonike që tregojnë vendndodhjen e Olsi Qalliaj më datën 18 mars 2019 kur dhe ka ndodhur vrasja në harkun kohor 22:08 deri në 22:15, nuk ka qenë në qytetin e Tiranës në rrugën “Zef Jubani”.

Pra siç thotë gjykata, autori kryesor i kësaj vrasje Olsi Qalliaj nuk ka qenë në vendin e ngjarjes, ç’ka tregon se deklarimet e Elsi Levendit, që e implikojnë Qalliaj si autor të dyshuar të vrasjes, nuk përputhen me provat e administruara në dosje.

Sipas të vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë të vetmet lidhje mes ngjarjes së ndodhur dhe të arrestuarit Olsi Qalliaj, janë deklarimet e të arrestuarit tjetër në këtë ngjarje Elsi Levendi. Treshja e gjyqtarëve argumenton në vendimin e ndryshimit të masës së sigurisë s:”… sipas tabulateve telefonike, vendndodhja e të arrestuarit Olsi Qalliaj më datën 18 mars 2019, gjatë ditës ka qenë në qytetin e Patosit dhe të Fierit. Kurse në orën 21:54 ka qenë në qytetin e Kavajës dhe në vazhdim në orën 22:10 në Sukthi i Ri në Durrës e më pas në 22:20 në zonën e Kasharit në Tiranë…”.

Nga deklarimet që ka dhënë në prokurori Elsi Levendi, me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, ka shpjeguar se më datë 18 mars 19, rreth orës 18:00, ai është takuar me Klodjan Banen (Buxhuku) dhe pasi ka biseduar pak me të ai është larguar në drejtim të Stadiumit “Dinamo” dhe kur ka qenë në afërsi të sheshit “Willson”, atij i ka ardhur një mesazh në telefonin e tij nga një numër i paregjistruar, ku i thuhej: “…kalo pak te lagjja mbrapa Postës nr.8 dhe shiko mos shikon Jurgen Kurtin dhe më thuaj nëse e sheh këtë person…”.

Ai i është përgjigjur duke i thënë se nuk e njihte, por atij i ka ardhur edhe një mesazh tjetër ku i thuhej: “…vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto…”. Më pas ai është ulur në një lokal me verandë për rreth një orë dhe duke qëndruar në këtë lokal për një moment ai ka parë që Jurgen Kurti ka dalë nga palestra dhe i ka dërguar mesazh numrit pa emër duke i shkruar: “…doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është ai personi…”. Në moment i ka ardhur një mesazh ku i thuhej: “…është një djalë i gjatë, i bëshëm…”. Pasi ai e ka shoqëruar me sy këtë person për disa sekonda dhe pasi ky person ishte larguar, ai ka dëgjuar disa të shtëna armë.

 

Elsi Levendi, në shpjegimet e tij ka sqaruar se pasi ka dëgjuar krismat është trembur dhe është larguar me këmbë para Postës nr.8, ka marrë një taksi, është ulur në sediljen e pasme dhe pasi kanë kaluar Kopshtin Zoologjik i ka kërkuar shoferit të ndalonte pasi donte të blinte cigare. Shoferi ka ndaluar, ai ka zbritur, ka blerë paketën me cigare dhe ka shkuar poshtë pallatit, ku i ka dhënë lekët shoferit të taksisë e më pas është ngjitur në banesë. Pas rreth 10 minutash i ka telefonuar Klodi Bane, i cili i ka kërkuar të zbriste poshtë.

Ai ka zbritur, është takuar me Klodin, i cili i ka ardhur me automjetin “Audi A6”, me targë AA 301 RM. Ka qëndruar poshtë pallatit me të 5 minuta dhe më pas janë ngjitur të dy në shtëpinë, ku kanë ndenjur pak dhe më pas e ka përcjellë Klodin poshtë pallatit, i cili është larguar me “Audin” që erdhi.

Me këtë mjet,Elsi Levendi shpjegon se e kishin shoqëruar në Polici atë ditë, pra më datë 25 mars. Levendi shpjegon se ditën e nesërme, më datë 19 mars, poshtë pallatit të tij ka shkuar Klodian Bane (Buxhuku). Ai i ka thënë se nëse donte të lëvizte me automjet, të merrte çelësat e makinës tip “Mercedes Benz”, me targë AA VN, të cilat ia ka dhënë. Ky automjet ndodhej i parkuar poshtë pallatit të tij, por që Elsi Levendi nuk kishte dijeni se kush e kishte parkuar.

Me këtë automjet Levendi ka lëvizur nga mëngjesi deri pasdite, rreth orës 18:00, ku më pas e ka parkuar prapa Stadiumit “Dinamo” dhe çelësin ia ka dhënë Klodjan Banes. Po kështu, ai ka shpjeguar se nuk mbante mend numrin telefonik që i ka dërguar mesazhe, por mendon se mesazhet mund t’i ketë dërguar dikush i njohur nga shokët e tij, Klodjan Bane, Olsi Qalliaj ose Alesio Berberi. Automjeti “Audi” me targa AA 301 RM, është në pronësi të Olsi Qalliajt, ndërsa automjeti “Mercedes Benz E Class”, me targa AA 225 VN, është në pronësi të Klodjan Bane. Në vendimin e saj, gjykata e Apelit Tiranë thotë se gjatë këqyrjes së DVD-së së tabulateve tregon se Olsi Qalliaj nuk ka qenë atë ditë në Tiranë, por në Patos, Fier, Kavajë dhe në Kashar. Nisur nga ko situatë, gjykata e Apelit ka argumentuar se nuk qëndron dyshimi i arsyeshëm për të vijuar mbajtjen në qeli të Olsi Qalliaj, dhe për pasojë ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për tu paraqitur. (Shqiptarja.com)

Next Post
Real Story/Panelistët: “Rrumi” ka lidhje me zyrtarë të lartë, fshin dosje. 3 herë në muaj shkon në Holandë

Real Story/Panelistët: “Rrumi” ka lidhje me zyrtarë të lartë, fshin dosje. 3 herë në muaj shkon në Holandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

Planet e Trump për aneksimin e Groenlandës, ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët!

January 10, 2026
Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

Përmbytje nga shiu dhe bllokime nga bora, situata problematike në Shkodër, Durrës dhe Gjirokastër. Policia: Kujdes me parakalimet

January 10, 2026
Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

Kompensimi për fëmijët nën 18 vjeç/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

January 10, 2026
Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

Lokali shkrumbohet nga flakët në Durrës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Çfarë u pa në kamerat e sigurisë

January 10, 2026
Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

Samiti i IV-t mbahet në prill, Spiropali me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fokusi në fuqizimin e rolit të diasporës

January 10, 2026
“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të  Berishës

“Unë do e rrëzoj me 17 janar”, Adriatik Lapaj thërret protestë për largimin e Ramës disa ditë para tubimit të Berishës

January 10, 2026
U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

U vu në pranga pasi u kap duke konsumuar drogë në një klub nate, lirohet pas pak orësh aktori i njohur turk

January 10, 2026
Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

Përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste për Kupën e Shqipërisë, ndahen vazot për shortin

January 10, 2026
Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

Pse opozita shpreson kur ndodh diçka në Nepal, Venezuelë, Bangladesh apo Iran?

January 10, 2026
Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

Regjimi qëllon mbi turmën e protestuesve në Iran/ 65 viktima, mbi dy mijë arrestime, spitalet në kolaps

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In