Gjykata e Tiranës, la në arrest me burg, 3 të arrestuarit për vrasjen e Jurgen Kurtit.
Ata akuzohen për për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Kurti u vra në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, poshtë banesës së tij.
Kështu, sipas prokurorisë, Elsi Levendi 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi 33 vjeç lindur në Patos dhe Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, në bashkëpunim dhe me Klodian Banen, e shpallur tashmë në kërkim, kanë vrarë Jurgen Kurtin.
Policia njoftoi disa ditë më parë, se gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.
Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
g.kosovari