• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Vrasja e Ivanoviçit, pronari i makinës nga ku u qëllua është serb

by Java News
04/03/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj ka deklaruar se është zbuluar emri i pronarit të makinës nga ku dyshohet se u vra Oliver Ivanoviç.

Në një intervistë për Interaktiv në KTV, Sefaj nënvizoi se pronari i makinës është shtetas serb dhe se ndodhet në Serbi.

Ministri i Brendshëm kosovar tha gjithashtu se në dy policë të Kosovës, të komunitetit serb janë arrestuar pasi u përfshinë në manipulimin e provave të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare SDP.

“Fatkeqësisht kemi parë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë qenë të përfshirë në këtë rast dhe është bërë arrestimi i tyre. Gjetjet e para i ka bërë menjëherë policia, ka mbërritur në gjurmët e makinës prej së cilës siç duket është kryer vrasja dhe kemi arritur që të identifikojmë pronarin e makinës.
Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe.
Informatat e tyre kanë qenë mjaft të përgjithshme dhe ende është duke u hetuar. Presim që të ketë informata edhe nga pala serbe. Ne kemi emrin dhe mbiemrin e këtij qytetari serb, shtetas i Serbisë,”-është shprehur ai.

Sefaj u shpreh Serbia e ka politizuar çështjen, ndërsa pret që policia serbe të bashkëpunojë për zbardhjen e plotë të vrasjes
“Janë duke u ekzaminuar materialet dhe nuk kam detaje të tjera. Rezultatet që ne po i kërkojmë, ato informata deri tani nga ana e Serbisë nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk e kemi politizuar aq sa e ka politizuar Serbia,”- tha Sefaj.

Ndërsa pyetjes nëse e njeh Milan Radoiçiçin, ai u përgjigj me ‘jo’, duke shtuar se nuk e di çfarë roli dhe fuqie ka. “Nuk e di kush është ky person, por nuk e njoh dhe se di se çfarë roli e ka apo çfarë fuqie ka.”

 

 

Next Post
Futbollisti italian gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Futbollisti italian gjendet i vdekur në dhomën e hotelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In