• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e ish-policit, merret në pyetje Xhabafti, identifikohet automjeti i vrasësit

by Java News
31/01/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka mundur të identifikojë automjetin nga ku u qëllua plot 14 herë një ditë më parë me kallashnikov, mbi trupin e ish-policit Arben Bilali, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda të marra. Automjeti tip Benz, ngjyrë blu, kishte targa false AA 757 RV, të cilat në fakt rezultojnë t’i përkasin një mjeti Fiat Punto, i vjedhur në Vlorë në vitin 2017.

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë dy dëshmi me interes për hetimin deri më tani. Njëri prej dëshmitarëve ka thënë se përpara disa ditëve i ka ndjekur një makinë, e atë ditë ishte duke udhëtuar me viktimën. Gjithashtu, një tjetër shok i viktimës ka thënë se një makinë i ka ndjekur ditët e fundit. Nga hetimet mësohet se, viktima ka pasur një pistoletë me vete, por shokët e tij ia kanë hequr në momentin që e larguan trupin e tij për në spital, për t’ia dorëzuar më pas policisë.

Prokuroria ka marrë në pyetje gjatë kësaj të enjteje edhe A. Xhabaftin, i kthyer në Shqipëri së fundi sepse jeton në Angli. Shërbimi i Provës i ka kërkuar atij të paraqitej më 23 janar, sepse është i dënuar me punë në interes publik, për veprën e kundërshtimit të policisë.

“Erdha në Shqipëri për këtë dënim, – ka thënë A. Xhabafti. – Nuk kam probleme dhe të ndjerin e kam parë vetëm një herë në vitin 1992. Ditën që ndodhi krimi isha për drekë me miqtë”, raportohet të ketë thënë ai për hetuesit. Madje, ai ka thënë para hetuesve se, edhe ku i vranë vëllanë i kishte dërguar lajm Bilalit se nuk e kishte nga ata, lajm të cilin e kishte dërguar me anë të shtetasit G.C.

Megjithatë, për krimin e një dite më parë, kamerat e sekuestruara në vendin e ngjarjes tregojnë të gjithë dinamikën. Viktima ishte duke zbritur nga makina, pasi kishte qenë me një shokun e tij për kafe, pranë “Unazës së re”.

Makina ku ndodhej viktima ka vijuar lëvizjen, ndërsa ai kishte zbritur dhe gjendej me duar në xhepa dhe me kurriz nga rruga. Ekzekutori ka qëlluar nga sedilja prapa shoferit me armë zjarri kallashnikov./tch

/a.meta

Next Post
Studentët në Tiranë e rrethe i rikthehen mësimit, te Juridiku 20 të ‘ngujuar’ mbajnë peng fakultetin

Juridiku, studentët në mësim, krerët e forumeve të PD- LSI mbeten të ngujuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In