• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e ish-policit/ Hetohet lidhja me diplomaten e konfliktet për drogën

by A R
18/03/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajet Zeqaj, 41-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, kishte vetëm 20 ditë që ishte kthyer nga Franca.

Ai jetonte atje prej disa vitesh, bashkë me gruan dhe tri vajzat, në qytetin Lille. Por prej disa muajsh ai ishte divorcuar nga e shoqja, pasi ajo dyshohet se kishte mësuar për një lidhje jashtëmartesore që ai kishte me një punonjëse të Ambasadës Franceze.

Këtë lidhje ai mendohet se e vazhdonte edhe tani. Burimet thanë se veç dy pistave kryesore të ngritura për hetimin e ngjarjes, nuk përjashtohet si pistë edhe konflikti që ai ka pasur në bashkëshorten për shkak të lidhjes që kishte.

Megjithatë, ende nuk janë gjetur elementë që t’i drejtojnë hetimet drejt motiveve të xhelozisë, edhe pse nuk përjashtohet si mundësi. Pas divorcit, bashkëshortja dhe tri vajzat vazhdonin të jetonin në Francë, e po ashtu edhe Zeqaj, por në banesa të ndryshme.

Ndërsa shtëpinë që kishin pasur më parë në Tiranë, te rruga “Sami Frashëri”, e kishin shitur prej disa vitesh. Zeqaj vinte herë pas here në Shqipëri, kryesisht në Tiranë.

Gjatë kohës që qëndronte këtu, ai shkonte zakonisht te shtëpia e motrës së tij, në rrugën “Nikolla Tupe”, ku po shkonte edhe natën kur u qëllua për vdekje, ose qëndronte në ndonjë hotel.

Edhe gjatë këtyre 20 ditëve që ishte kthyer nga Franca, pjesën më të madhe të kohës e kishte kaluar te shtëpia e së motrës, ndërsa kishte qenë edhe në Gjirokastër, ku jeton i vëllai.

Nga hetimet e deritanishme, Policia ka përjashtuar pjesërisht pistën e vrasjes për shkak të detyrës si ish-polic të 41-vjeçarit dhe ka ngritur disa të tjera.

Nga hetimet e kryera gjatë 24 orëve pas vrasjes, oficerët e Policisë kanë siguruar informacione që i orientuan drejt një motivi, i cili ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës.

Burimet thanë se, ndonëse Zeqaj nuk ka qenë ndonjëherë i proceduar për çështje droge, ka pasur informacione dhe çështje në hetim, ku dyshohej se gjatë viteve 2006-2007, pas largimit nga radhët e Policisë, ai ka qenë i përfshirë në çështje të tilla, kryesisht në Tepelenë.

Sipas burimeve, këtë veprimtari ai mund ta ketë vazhduar edhe jashtë vendit, kryesisht në Francë, ku ishte rezident bashkë me familjen prej disa vitesh./Panorama

Next Post

Limaj: Do ketë zgjedhje të parakohshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In