I veshur me rroba ushtarake, helmetë dhe kamera, ai qëlloi dy njerëz pranë sinagogës në qytetin Halle të Gjermanisë, dhe më pas hodhi një granatë në varrezën hebraike.
Gjatë 35-minutave që filmoi ngjarjen drejtpërsëdrejti në Facebook ai nuk arriti të futej dot brenda në sinagogë.
Agresori, sipas medieve gjermane, është 27-vjeçari Stephan Balliet, dhe u arrestua teksa përpiqej të largohej me taksi./l.m