• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Prokurorët kërkojnë mbledhje urgjente për sigurinë dhe mbrojtjen e magjistratëve

by Os De
08/10/2025 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prokurorësh nga e gjithë Shqipëria i janë drejtuar zyrtarisht Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar thirrjen urgjente të Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve, për të diskutuar mbi sigurinë fizike dhe mbrojtjen e figurës së magjistratëve. 

Kjo kërkesë vjen dy ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ngjarje që ka tronditur sistemin e drejtësisë në vend dhe ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë brenda institucioneve gjyqësore. Sipas prokurorëve, kjo situatë përbën një rast të jashtëzakonshëm që kërkon reflektim dhe reagim të menjëhershëm institucional. 

“Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm institucional dhe një vendimmarrje kolektive, në mënyrë që magjistratët të mos jenë më të ekspozuar ndaj riskut fizik apo institucional në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese”, theksojnë prokurorët dhe magjistratët. 

Në letrën drejtuar kryeprokurorit Çela, ata kërkojnë që të diskutohen masat për rritjen e sigurisë fizike në ambientet e punës, përmirësimi i kushteve të transportit dhe mbështetja institucionale për lëvizjet e prokurorëve, si dhe përputhja e standardeve të sigurisë me ato të Bashkimit Evropian. 

“Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve, përfshirë: Sigurinë fizike në ambientet e prokurorive (kontrollin e hyrjeve, pajisjet e sigurisë, praninë e policisë gjyqësore dhe të policisë së shtetit); Kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin; Rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë; Marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës”, citohet në letrën e prokurorëve. 

Një tjetër shqetësim i ngritur është gjuha e urrejtjes dhe sulmet publike ndaj magjistratëve, sidomos nga figura politike apo portale, që cenojnë pavarësinë dhe autoritetin e tyre. 

“Kjo dukuri cenon autoritetin institucional dhe pavarësinë funksionale të trupës së magjistratëve, duke krijuar një klimë presioni dhe pasigurie në ushtrimin e detyrës. Është e nevojshme që sistemi i prokurorisë, përmes organeve të veta përfaqësuese, të mbajë një qëndrim të qartë institucional ndaj këtij fenomeni dhe të ndërmarrë nisma për forcimin e mbrojtjes së figurës, dinjitetit dhe sigurisë së magjistratëve”, thuhet në letrën e prokurorëve. 

Prokurorët kërkojnë që mbledhja të zhvillohet brenda afatit më të shkurtër të mundshëm, për të hartuar propozime konkrete që do t’i paraqiten institucioneve shtetërore për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së magjistratëve. 

 

Next Post
Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë e gjyqit: Sapo u dha vendimi, zbrazi armën! Pasi vrau gjyqtarin, u kthyer sërish…

Zbardhet dëshmia e Ervis Kurtaj që u plagos në sallë e gjyqit: Sapo u dha vendimi, zbrazi armën! Pasi vrau gjyqtarin, u kthyer sërish...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë, shkurtohen fluturimet

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Shkak, konfliktit në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In