• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e gjyqtares Hafizi, ish-burri vrasës del sot para gjykatës

by Java News
03/09/2017 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fadil Kasemi, ish-bashkëshorti i gjyqtares së ndierë Fildeze Hafizi, pritet të dalë paraditen e së dielës para togave të zeza të gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon arrest me burg pa afat ndaj Kasemit, i akuzuar për vrasjen e gjyqtares katër ditë më parë. Burimet zyrtare thanë se organi i akuzës ka dërguar mesditën e djeshme në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Fadil Kasemi, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”.

Dy akuzat e para që janë ngritur ndaj të arrestuarit lidhen me vrasjen e gjyqtares, ndërsa akuza e “rrëmbimit të personit” ka të bëjë me tentativën e largimit të autorit nga vendi i krimit, shkruan “panorama”.

VRASJA
Bazuar në hetimet paraprake të deritanishme, grupi i hetimit theksoi se më datë 31.08.2017, rreth orës 13:50, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, shtetasja Fildes Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësisht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria “S…” dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë. Pasi ajo ka hipur në makinën ‘Benz’, me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ishbashkëshorti i saj, shtetasi Fadil Kasemi, me një pistoletë në dorë, dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildese Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend.

RRËMBIMI I PERSONIT 
Prokuroria thekson se, më pas, shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të rrugës “Bardhyl”, automjetit furgon Mercedes-Benz, me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K.T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes duke hipur brenda në automjet.

Gjatë udhëtimit, shtetasi K.T. ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë. Në kohën që i është afruar Komisariatit, shtetasi K.T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e Komisariatit të Policisë ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi, duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar.

DËSHMIA
Autori i vrasjes së gjyqtares mësohet se nuk ka folur para hetuesve në lidhje me krimin. “I pyetur për faktin e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, ai nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes”, kanë bërë me dije burimet nga hetimi i çështjes.

Sipas tyre, në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon të caktohet ndaj shtetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit “arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”; “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “rrëmbim ose mbajtja peng e personit”.

a.ç

 

 

 

Next Post
Uefa merr vendim, pjesa e mbetur e ndeshjes Kroaci-Kosovë do riluhet sot në 14:30

Uefa merr vendim, pjesa e mbetur e ndeshjes Kroaci-Kosovë do riluhet sot në 14:30

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In