• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e gazetarit saudit, Pompeo: SHBA do t’i vazhdojnë hetimet, ja masat që do të marrim

by Java News
11/02/2019 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë hetimet lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi”, – tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Ai theksoi se “Amerika nuk është duke e mbuluar vrasjen”.

Pompeo i bëri këto komente në Ambasadën amerikane në Budapest, në Hungari. Ai tha se Uashingtoni “do të vazhdojë të marrë masa të mëtejshme”, si përgjigje ndaj vrasjes “tragjike” të Khashoggit, megjithëse nuk është zbatuar afati i 8 shkurtit, i caktuar nga Kongresi për të përcaktuar personat përgjegjës për vrasjen që ndodhi brenda në Konsullatën saudite në Stamboll në muajin tetor.

“Amerika ka marrë shumë masa si përgjigje ndaj vrasjes tragjike të Jamal Khashoggi-t dhe do të vazhdojë me masa të tjera dhe për ta vazhduar hetimin. Ne jemi duke punuar me ngulm për këtë çështje. Presidenti e ka bërë shumë të qartë – ndërsa sigurojmë informacione të mëtejshme, kemi për t’i vazhduar përpjekjet për t’i vënë para përgjegjësisë të gjithë personat përgjegjës,” – tha zoti Pompeo.

Khashoggi ishte gazetar në “Washington Post”. Ai pati shkruar artikuj kritikë lidhur me Princin saudit të Kurorës Mohammed bin Salman. Trupi i gazetarit nuk është gjetur ende.

Pasi mohoi për disa javë që Khashoggi ishte vrarë në konsullatën saudite, Arabia Saudite pranoi se gazetarin e kishin vrarë agjentë të papërgjegjshëm sauditë dhe u ngritën 11 aktpadi lidhur me vdekjen e tij.

Gazeta “The New York Times” njoftoi javën e kaluar se Princi saudit i Kurorës kishte thënë në vitin 2017 se do të përdorte “plumbin” për Khashoggin, në se gazetari nuk kthehej në vendin e tij dhe nuk i ndalte kritikat lidhur me qeverinë saudite.

Ministri i Jashtëm saudit Adel al-Jubeir nuk pranoi të komentonte lidhur me artikullin e gazetës “New York Times”, por i tha gazetarëve në Uashington se Princi i Kurorës nuk kishte dhënë urdhër për vrasjen e Jamal Khashoggit.

E.Xh./

Next Post
I papërmbajtshëm Milot Rashica, dy gola kundër Augsburgut

I papërmbajtshëm Milot Rashica, dy gola kundër Augsburgut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In