• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja e gazetarit Ali Uka dhe akuza për përfshirjen e Berishës, Klosi: Thaçi nuk flet kot

by Java News
31/05/2019 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi flet për dy vrasje të bujshme të ndodhura në vitin 1997 dhe 1998, kohë kur ka qenë në krye të Inteligjencës Shqiptare. Ai ka komentuar akuzat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili akuzoi ish-kryeministrin Berisha se më 30 korrik 1997 urdhëroi vrasjen e gazetarit Ali Uka, sepse ishte në dijeni të takimeve të tij me Millosheviçin, Gligorovin dhe Arkanin. Për ish-kreun e SHIK, deklarata e Thaçit është shumë e fortë dhe beson se akuzat kanë argumente.

“Për vrasjen dijeni konkret nuk kam po dua ti besoj Thaçit, kjo deklaratë është shumë e fortë  dhe jam i sigurt që nuk e thotë kot. Pavarësisht se thuhet në një periudhë konflikti midis dy njerëzve por deklarata është shumë e fortë. Unë besoj që Thaçi ka argumente në favor të kësaj teze që ka shtruar”, ka thënë Klosi.

I pyetur për akuzat që ish-kryedemokrati, Sali Berisha ka bërë për Klosin si organizator i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit, ish kreu i SHIK i hedh poshtë dhe thekson se janë bërë të gjitha hetimet dhe nuk është gjetur asnjë lidhje, ndërsa Berishën e cilëson mjeshtër të mashtrimeve.

“Është e 100 herë dhe është bërë qesharake, kam qenë në shërbim në atë kohë, një ngjarje e rëndë. Jemi interesuar dhe hetuar për këtë çështje nuk ishte punë e kollajshme, meqenëse problem nuk ishte vetëm brenda Shqipërisë dhe në atë kohë Shqipëria ishte mbushur me lloj njerëzish, që pretendonin të ndihmonin, të pengonin Kosovën ne nuk arritën ndonjë përfundim të saktë. Gjithçka që ne hetuam ja dërguam organit të prokurorisë por nga Berisha kam dëgjuar shumë gjëra. Berisha ka folur 3 orë në komision parlamentar për mua dhe është mjeshtër I mashtrimeve, sajimeve. I përdorur për një strategji që ka menduar. Më vjen keq që këto përdoren prapë përpara fushatës zgjedhore dhe them se nuk janë të palidhura me atë që thotë se atë ditë do të bëhet luftë, zjarr kam frikë se ai po e përgatit terrenin.”

Sa i përket vrasjes së ish-liderit demokrat Azem Hajdari dhe rigjykimit të Izet haxhisë, Klosi shprehet se gjithçka ka ditur e ka thënë në Prokurori, por nëse do të kërkohet sërish dëshmia e tij, është i gatshëm.

“Do rishikohet pozicioni i tij që është dënuar shumë. Sa gjykata do ta shohë ta rihapë procesin Hajdari është problem i gjykatës. Gjithçka kam patur dijeni për atë ditë çdo shkresë ka patur firmën time është pronë e SHIK-ut dhe ndodhet në organin e Prokurorisë. Nëse më thërresin dëshmitarë do të them gjithçka kam shkruar në letrat që ndodhen në Prokurori,” tha Klosi për Report Tv.

Fatos Klosi ka qenë drejtues i SHIK për rreth 5 vite nga viti i mbrapshtë 1997 deri në vitin 2002. Gjatë këtyre viteve kanë ndodhur edhe ngjarjet e rënda si vrasja e Azem Hajdarit, vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit ku është akuzuar SHIK në atë kohë i drejtuar nga Klosi, si dhe gazetari Ali Uka.(Shqiptarja)

Next Post
A e dini se ky Bently kushton mbi 1 milion euro

A e dini se ky Bently kushton mbi 1 milion euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

Berisha uron besimtarët ortodoksë: Pashkët, festë e shpresës dhe besimit

April 12, 2026
Rritja e kompensimeve për ushtarakët, Rama: Objektivi ynë, të rritet paga me 70% për efektivët

Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia

April 12, 2026
Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

Nesër Samiti i Diasporës në Tiranë, Rama: Një hapësirë e zgjeruar e Shqipërisë përtej kufijve të saj

April 12, 2026
Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

Kokainë e kanabis tek adoleshentët, në pranga një i mitur

April 12, 2026
“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

“Dhëndri i Trump dhe miku i tij i golfit”, Demokratët kritika për delegacionin e SHBA në bisedimet me Iranin

April 12, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pashkët ortodokse, Begaj uron besimtarët: U përhaptë kudo drita e pranisë së Zotit dhe ndriçoftë jetën tuaj

April 12, 2026
Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

Artemis II – Rikthimi në Tokë dhe çfarë vjen më pas? Planet e ardhshme të NASA-s: Dërgimi i njerëzve në Hënë

April 12, 2026
Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

Pashkët Ortodokse, besimtarët ndezin qirinj dhe luten në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë

April 12, 2026
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance largohet nga Islamabadi: Nuk ka marrëveshje

April 12, 2026
Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump sërish në Vlorë. Sot drekë me kryeministrin Rama në Dhërmi

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In