• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vrasja e gazetares/ Malta ishull mafioz? Rasti për remont në BE…

by A R
26/10/2017 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka diçka që nuk funksionon në Maltë. Këtë e tregon vrasja e gazetares Daphne Caruana Galizia. BE nuk duhet të jetë vetëm i shqetësuar dhe i tronditur, por duhet të guxojë të ndërhyjë, mendon Bernd Riegert.

Minutë heshtjeje në Parlamentin Evropian për gazetaren e vrarë Daphne Caruana Galizia Minutë heshtjeje në Parlamentin Evropian për gazetaren e vrarë Daphne Caruana Galizia

Shumë prej 400.000 banorëve të shtetit xhuxh të Maltës nuk kanë besim te politikanët e tyre, tek policia dhe te përfaqësues të tjerë të shtetit. Këtë e tregoi një manifestim proteste në fundjavë, në kujtim të gazetares investigative të vrarë Daphne Caruana Galizia. Shefi i policisë, kjo ishte njëra nga kërkesat kryesore, duhet të eleminohej. Daphne Caruana Galizia kishte vite që mbronte tezën, se Malta po zhytet në një kënetë korrupsioni dhe bashkëpunëtorësh midis mafias, politikës dhe ekonomisë. “Kudo ka gangsterë”, shkruante ajo në blogun e saj.

Se kush qendron pas atentatit me bomba, vazhdon të jetë e paqartë. Jo vetëm qytetarët e Maltës, edhe shumë politikanë të BE nuk kanë më tani besim se do të kemi një sqarim të plotë të vrasjes dhe të sfondeve të saj. Malta nuk është në gjendje ta bëjë vetë këtë, deklaroi edhe kryetari i Grupit Parlamentar të partive konservatore në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. Prandaj vendi ka nevojë për një hetim të pavarur nga instanca evropiane. Vërtet që kryeministri i Maltës Joseph Muscat u ka kërkuar ndihmë autoriteteve hetimore nga Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA, por kjo nuk është e mjaftueshme për disa në Parlamentin Evropian. Të Gjelbërit kërkojnë doreheqjen e qeverisë socialdemokrate të Muscatit. Ka shumë korrupsion.

Malta – një ishull mafioz?

Që prej pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1964, në Maltë qeverisin herë konservatorët ose partia laburiste. Të dyja partitë janë të lidhura ngushtë me familjet më të mëdha të Maltës. Policia, drejtësia dhe ekonomia janë të ndërthurrura nga ana tjetër ngushtë përmes lidhjeve partiake dhe familjare. Suksesi ekonomik i Maltës bazohet që prej anëtarësimit në BE tek turizmi, shërbimet financiare, modelet e kursimit të taksave, kompanitë guackë dhe lojërat e fatit në internet. Këtyre do t’u shtohet në të ardhmen edhe sigurimi dhe administrimi i monedhave të internetit si Bitcoin.

Bernd Riegert Bernd Riegert

Gazetarja e vrarë i ka goditur vazhdimisht strukturat mafioze në vendin e saj, Maltë. Ajo nuk vepronte me ndonjë kujdes të madh me qeverinë e opozitën kur shkruante. Si kryeministri aktual, ashtu edhe udhëheqësi aktual i opozitës e mbuluan me padi mohuese. Në blogun e saj, një nga mediumet më të lexuara në Maltë, ajo nganjëherë shkruante edhe në stil bulevardesk, pa dëshmi të mëdha kundër nepotizmit në republikën ishullore që lulëzon. Por edhe sikur të jetë e vërtetë vetëm një pjesë e kritikave të saj, do të ishte boll e keqe.

Atentati ndaj gazetares, ndaj lirisë së medieve dhe me këtë kundër thelbit të vlerave evropiane, ngre pyetjen nëse Malta është vazhdon të jetë një shtet juridik, i cili është në gjendje ta shërojë veten. Që kësaj pyetjeje t’i japësh përgjigje nga jashtë është e vështirë. Megjithatë, BE duhet të nisë të paktën një dialog formal me qeveritarët në Maltë, për të sqaruar nëse parimet bazë të shtetit juridik do të respektohen në hetime, në ndjekjen penale dhe në mbrojtjen e të drejtave bazë. Veç kësaj, BE duhet të verifikojë urgjentisht se cila është përgjegjësia që mban për modelin e biznesit të Maltës, një parajsë fiskale për mbi 70.000 firma nga e gjithë bota./DW/a.m.

Next Post
Ja qyteti italian që ofron 2 mijë euro nëse shpërnguleni atje

Ja qyteti italian që ofron 2 mijë euro nëse shpërnguleni atje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

Aksidenti fatal në Durrës, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi nën efektin e alkoolit

January 16, 2026
SHBA ‘zbut’ tonet me Iranin: Gati të bisedojmë që nesër për programin bërthamor civil

Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin e Sekretarit Rubio: Liria e fjalës në Europë po gërryhet

January 16, 2026
LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

LISTA/ Apeli rrëzon ankimin e Jamarbër dhe Argita Malltezit, lë në fuqi sekuestron e pasurive

January 16, 2026
Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

Kapen 160 kg kokainë “firmato” në Bergamo, dy shqiptarë të arrestuar

January 16, 2026
“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

January 16, 2026
Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

Komentuesit u tallën me martesën e tij të tretë, Blero s’e kursen përgjigjen! (FOTO)

January 16, 2026
Zhvillohet sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, risia e këtij viti

Ndryshime në Maturën Shtetërore, zv.ministrja: Nxënësit që ngelin në 3 lëndë, përsërisin vitin shkollor

January 16, 2026
Keni aplikuar për vizë jo-emigruese në SHBA? Ambasada ka një njoftim me rëndësi

“Nga bashkimet familjare te…”, ekspertja sqaron cilat viza preken nga pezullimi i DASH-it për shqiptarët dhe cilat jo

January 16, 2026
VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

VIDEO / Masakra e Reçakut, prezantuesja në Kosovë shpërthen në lot teksa jep lajmet

January 16, 2026
BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

BE në krah të Kopenhagenit për mbrojtjen e Groenlandës. Von der Leyen: Strategji e re sigurie evropiane

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In