• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Gaz Çollakut/ Prokuroria çon dosjen në Gjykatë: U torturua deri në vdekje

by Java News
14/12/2016 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dosja për vrasjen e Gazmend Çollakut është dorëzuar sërish në Gjykatë nga organi i Akuzës. Nën akuzë janë Denis Shtraza dhe oficeri i policisë, Ervin Dalipaj. Sipas Prokurorisë, të dy këta persona, rrëmbyen Gaz Çollakun, dhe gjatë kohë që e mbajtën peng e torturuan deri në vdekje. Një nga akuzat që rëndon ndaj Denis Shtrazës dhe Ervin Dalipajt është “për mbajtje pa të drejtë të uniformës”, dhe tjera është “për armëmbajtje pa leje”. Akuza e parë vjen për faktin, se sipas Prokurorisë “Gazmend Çollaku u rrëmbye nga njerëz me uniformë”.

Ky i fundit u rrëmbye në mes të Durrësit më 6 janar, dhe më pas u gjet i vrarë me disa plumba në një rrugë në Fushë-Krujë, ndërsa duart i kishte të lidhura. Mësohet se prokuroria kishte kërkuar edhe 2 muaj kohë për hetimet, ndërsa më 16 nëntor të këtij viti u vendos që afati do jetë 1 muaj e 15 ditë. Avokati i Shtrazës, Alban Qafa theksoi se kanë kaluar mbi 9 muaj nga hetimet për klientin e tij dhe se prokuroria kishte pasur kohën e nevojshme në dispozicion. Shtraza akuzohet se së bashkë me persona të tjerë ai rrëmbeu Çollakun mbrëmjen e 6 janarit, ndërsa mëngjesin e ditës tjetër ai u gjet i vrarë me 4 plumba në kokë.

KUSH ESHTE DENIS SHTRAZA

Në vitin 2009, 33-vjeçari Denis Shtraza u ekstradua nga Gjermania pasi akuzohej për dy plagosje në Durrës. Në shkurt të vitit 2013 ai u plagos rëndë në qendër të Durrësit, ndërsa në prill të vitit 2014 u arrestua pasi nën efektin e alkoolit shkatërroi lokalin e një shtetasi. Shtraza njihet edhe si një njeri me lidhje të forta me persona të tjerë të inkriminuar. Shtraza është pjesë e të njëjtës bandë të trafikimit të lëndëve narkotike që është edhe Emiljano Shullazi. Njëkohësisht Shtraza është edhe mik i Shullazit.

ma.me

Next Post
Shkëndija lëshon “shkëndija” me këto FOTO

Shkëndija lëshon "shkëndija" me këto FOTO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
“Epsteini” ynë

“Epsteini” ynë

February 6, 2026
Nga përndjekja e Zef Brozit, te Sollaku, Ina Rama e Dumani, Lamallari i kujton Berishës sulmet ndaj drejtësisë: Me ligjin 7501 futët Shqipërinë në vëllavrasje

Kush janë 447 personat që do lirohen pas amnistisë? Flet Ministri Lamallari

February 6, 2026
Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje

February 6, 2026
Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

Reshjet e shiut përmbytën Himarën, uji vërshon në katet e para të banesave dhe bizneseve

February 6, 2026
Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

Hapet gara për drejtuesit e 9 shërbimeve kryesore në QSUT

February 6, 2026
Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Ministri Blendi Gonxhja: Arbër Minxhozi emërohet Drejtor i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

February 6, 2026
Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

Dështoi të vjedhë Postën, autori në Shkodër tenton të grabisë edhe një market

February 6, 2026
Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In