• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Ferracakut, shoqërohet anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak

by A R
15/11/2018 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë Mendimi i Djathtë Liberal, Mustafa Lici, njëherazi edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës është shoqëruar mëngjesin e sotëm nga policia.

Sipas burimeve pranë bluve të qytetit verior, Lici është marrë në pyetje nëse ka dijeni mbi vrasjen e një dite më parë të Fatos Ferracakut.

Dyshimet mbi Licin bien edhe pse një motor i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët, u gjet pranë banesës së tij.

Në gusht të këtij viti, vëllai i të shoqëruarit u ekzekutua në qendër të qytetit.

***

Mbi 40 persona janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për ekzekutimin e Fatos Ferracakut, por ende nuk ka një të dyshuar.

Sipas grupit hetimor vrasja është kryer nga profesionistë dhe motoçikleta e përdorur prej tyre rezulton e paregjistruar në sistem. Një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit në drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkuan edhe zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit.

Familjarët e 40 vjeçarit të vrarë në atentatin e së mërkurës Fatos Ferracakut kanë deklaruar në policinë e Shkodrës se nuk kanë konflikte me askënd. Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve grupi hetimor ka arritur të sigurojë të dhënat të pakta për të rënë në gjurmët e autorëve.

ABC News ka mësuar se atentatorët ishin dy persona me skafanda në kok dhe udhëtonin me një motoçikletë ngjyrë të zezë e llojit T Max. Njëri prej tyre ka zbritur nga motori dhe ka qëlluar me armë nga një distancë rreth 2 metra larg Ferracakut .

Ky i fundit po bisedonte me kunatin e tij Fatmir Mehaj, të dy tregtarë peshku. 40 vjeçari është qëlluar me armë zjarri disa herë në kokë dhe në tentativë për të ndaluar autorët mbeti i plagosur në këmbë kunati i viktimës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe vrasësit u larguan në drejtim të zonës së Bypassit të Shkodrës ku edhe dogjën motorin. Ekzekutimi i Ferracakut mësohet se është kryer nga një person me gjatësi dhe peshë mesatare. Për motoçikletën nuk ka të dhëna pasi nuk rezulton e regjistruar në sistem.

Nuk dihet ende nëse vrasja e Fatos Ferracakut është kryer nga të njëjtit persona që ekzekutuan kushëririn e tij Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti. Atentati ndaj biznesmenit mbetet ende enigmë.

Megjithëse në komisariat u shoqëruan shumë persona ende nuk ka një të dyshuar për krimin. Një ditë pas vrasjes në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës shkoi edhe Drejtori për Rendin dhe Sigurinë publike Gjovalin Loka dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda.

/b.d

Next Post
Uashingtoni, apel për Gruevskin: Kthehu në Shkup dhe bëj burgun!

Uashingtoni, apel për Gruevskin: Kthehu në Shkup dhe bëj burgun!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

“Koha të përballemi me këtë regjim të poshtër”, Berisha: Rama vendosi të mbyllë dyert e drejtësisë në Shqipëri!

March 11, 2026
Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

Anulimi i tenderit për Porto Romanon, Karakaçi: Do ndërtojmë skenar tjetër! Edhe kryeministri e tha që…

March 11, 2026
Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

Kush i kontrollon paratë dhe sekretet? Epstein kishte dy ndihmës të afërt, rrethi i ngushtë i predatorit

March 11, 2026
Rriten me 9 lekë për litër/ Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparencës? Ibrahimaj: Monitorim çdo ditë!

March 11, 2026
“Hajdutë të gjithë Shqipërisë, rrëmbeni pushkët”: Agron Tufa po ju thërret

Agron Tufa: Për rrëzimin e Ramës duhen protestues që janë gati të vdesin për Berishën

March 11, 2026
Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In