• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Ergys Dashit dhe atentati ndaj Vuçiç/ Mister fati i Zvicer, mediat serbe hedhin dyshime: Gruaja e shpëtoi në Kiev, sot dëgjon muzikë?

by Java News
01/10/2022 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fati i Radoje Zvicer mbetet mister, ndërsa mediat serbe shkruajnë se nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një inskenim të vetë liderit të klanit mafion ‘Kavaç’ që operon në Mal të Zi e jo vetëm. Mediat në Panama nuk kanë raportuar për asnjë atentat ku të ketë mbetur i vdekur ndonjë ballkanas, ndërsa avokati i tij u shfaq sot me ‘duart lart’ duke u shprehur se nuk dinte çfarë mund të kishte ndodhur me klientin e tij pasi nuk kishte pasur kontakte me të. Kurir sjell dhe një përmbledhje për Zvicer.

Artikulli:

Misteri i historisë se Radoje Zvicer, lideri i klanit Kavac, për të cilin u tha se u qëllua në Panama është ende i pazbardhur. Avokati i tij Millosh Vuksanoviç deklaroi se nuk e di se çfarë ka ndodhur me klientin e tij pasi ata nuk janë në kontakt. Mbrëmë u përhap lajmi se Radoje Zviter u qëllua me armë zjarri në sy të bashkëpunëtorit në një vilë me qira në Panama dhe u spekulua se kishte vdekur. Mediat malazeze kanë thënë se policia lokale është informuar për krimet e ndodhura në Panama, por se nuk ka konfirmim se viktima e njërit prej tyre ishte Zvicer. Të jetë inskenim?

Ndaj tij janë bërë disa atentate. Ai u qëllua në Sacekusha, Kiev, në maj 2020, ndërsa vraponte për tu future në shtëpinë e tij në kryeqytetin e Ukrainës. Më pas ai u shpëtua nga gruaja e tij Tamara, e cila hapi zjarr ndaj sulmuesve dhe i detyroi ata të iknin.

Kjo tentativë për të vrarë kreun e klanit Kavaç është regjistruar nga njëra prej kamerave të vëzhgimit pranë vendit ku kanë qëlluar sulmuesit. Sulmuesit e maskuar ndaluan me një “Smart” të zi në mes të rrugës, i dolën përpara Zvicer ndërsa ai vraponte i veshur me një maskë për fytyrën dhe doreza.

Zvicer tentoi të largohej, por sulmuesi me të bardha e ndoqi pas dhe vazhdoi të gjuante

Siç raportuan mediat ukrainase në atë kohë, në drejtim të kapobandës u qëllua shtatë herë, pesë prej të cilave e kapën atë në bust. Zvicer përfundoi në gjendje të rëndë në spital, por arriti të mbijetonte.

Siç raportoi në atë kohë portali ukrainas Obozrevatel, sulmuesit e panjohur ishin të moshës 35 deri në 45 vjeç, të cilët pas krimit i vunë flakën mjetit “Smart” dhe për pak sa nuk vdiqën vetë sepse makina shpërtheu në flakë duke i shkaktuar dhe djegie në kokë njërit prej tyre.

Sulmuesit më vonë janë arrestuar dhe sipas policisë lokale, bëhet fjalë për shtetas të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë arrestimit, të dyshuarit për sulmin në Zvicer kanë rezistuar dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë lokale, por nuk ia kanë dalë dot.

Kush është Radoje Zvicer

Radoje Zvicer, personazhi misterioz, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Bashkëpunimi mes dy klaneve, atij “Kavaç” dhe mafias shqiptare në Ekuador ka nisur kohë më parë por tashmë është shkatërruar, për shkak të përplasjes në dominimin e tregut të kokainës. Arsyeja lidhet me një dyshim se grupi shqiptar i drogës spiunoi tek policia, e cila kapi një ngarkesë të madhe droge të klanit Kavaç, duke bërë që të nisë përballja. Policia kapi ngarkesën dhe serbët nisën hakmarrjen. Gjithsesi për vrasjen e Dashit nuk është vënë askush në pranga e tashmë fokusi është kthyer tek lideri i klanit Kavaç.

Kreu i klanit “Kavaç”, Radoje Zviter, konsiderohet si një nga kontrabandistët më të mëdhenj të kokainës në botë. Emri i tij është përmendur për herë të parë në vitin 2017, kur në YouTube u publikua një video 15-minutëshe me informacione të detajuara për “klanin Kavac”, kreun e këtij grupi dhe anëtarët e tij.

Radoje Zvicer ka qenë në qendër të lajmeve në mediat serbe, pasi është shpallur në kërkim si personi që do t’i bënte atentat presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Çfarë të ketë ndodhur tashmë me të?

Blic shkruante një natë më parë se nga burime të sigurita kishte mësuar se lideri i klanit “Kavac”, Radoje Zvicer, është vrarë në Panama sot pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar. Gruaja e tij, Tamara ka publikuar një video në rrjetin e saj social në Instagram, duke dëgjuar muzikë….e kjo gjë nuk ndodh kur Zvicer ka vdekur…/m.j

Next Post
Arkivat/ Kadastra e “mbyllur” turke, të dhëna për Shqipërinë në Perandorinë Osmane! Pala turke ngurron, Bido: Lidhet me përhapjen e popullsisë!

Arkivat/ Kadastra e “mbyllur” turke, të dhëna për Shqipërinë në Perandorinë Osmane! Pala turke ngurron, Bido: Lidhet me përhapjen e popullsisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

Punonjësit e RTSH reagojnë pas kërcënimit të Ramës për mbylllje: Na jepni autonominë që ta ringremë vetë median publike

January 17, 2026
Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

Akuza për manipulim të votave brenda partive në Kosovë, kërkohet reagimi i prokurorisë

January 17, 2026
Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

Do të mbikëqyrë Gazën pas luftës, kryeministri kanadez Mark Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes

January 17, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Trump fton Ramën në ‘kabinetin’ e tij për Gazën, tronditet Berisha

January 17, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

January 17, 2026
“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

“Kisha vdekur për këtë fanellë”, Taulant Xhaka motivon skuadrën para Polonisë: Kombëtarja nder e krenari

January 17, 2026
“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

“Kemi 150 vjet që duam ta blejnë Groenlandën”, Trump “bombardon” me tarifa 8 shtete europiane

January 17, 2026
Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK për Call Centerat mashtrues, në kërkim tre vëllezër (EMRAT)

January 17, 2026
Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

Tensionohet situata në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, hidhet miell drejt policëve (FOTO+VIDEO))

January 17, 2026
“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

“Kundër politikës sonë”, kryeministrit izraelit Netanyahu kundërshton mbledhjen e bordit për Gazën

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In