• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Entjan Nikulajt, Artan Hoxha: Konflikti do prodhojë të tjera viktima pas lidhjeve të forta me politikën edhe…!

by Java News
04/12/2023 22:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e Entjan Nikulajt, kushëri i Ardjan Nikulajt, i ekzekutuar disa muaj më parë.

Hoxha tha se pista që dyshohet në këtë rast është konflikti i hershëm, mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj. Ai tha se deri tani janë tetë të vrarë dhe ekziston frika se konflikti do të vijojë të prodhojë viktima, teksa i cilësoi dy fiset të fuqishme, me lidhje politike dhe me fuqi ekonomike të konsiderueshme.

Është një ngjarje, kronikë e paralajmëruar. Nëse do ti rikthehesh emisionit që kemi bërë për Ardjan Nikulaj, kemi paralajmëruar këtë fakt, pasojat nga ajo ngjarje. Ajo ngjarje u zbulua shumë shpejt edhe pse kishte skuadër vrasësish ndërkombëtarë. Pati arrestime në Marok, Turqi dhe Britani. Edhe pse ishte organizim i sofistikuar, u duk sikur reagimi ishte i shpejt, u zbuluan autorët.

Tre muaj pas vrasjes së Nikulajt, u vra Nikolin Lekstakaj, u tha se është kundërpërgjigje për vrasjen e Ardjan Nikulajt. Vrasja e fundit që ka ndodhur, Entjan Nikulaj, është kryer ditën e shtunë në mbrëmje. Skena është e njohur. Duket se pas çdo atentati, reagimi i parë është të vijë zjarrëfikësja për shkak se digjen automjetet. Makina është parë një ditë para ngjarjes, e kanë ndjekur viktimën. Viktima e fundit është kushëriri i parë i Ardjan Nikulajt. Hakmarrja i ka kaluar përmasat dhe është zgjeruar në të gjithë rrethin e fisit.

Më tej ai shtoi se konflikti mes dy familjeve nuk mbaron, pasi ato janë familje të fuqishme. Përveçse merren me aktivitete, kanë rreth të madh fisnor, burime financiare dhe sipas tij të bësh një vrasje dhe të djegësh BMË, ka një kosto.

Për rastin e Ardjan Nikulajt ishin paguar gjysmë milionë euro. Ishin hedhur në Shqipëri dhe nuk e kishin marrë përsipër grupe kriminale në Shqipëri, erdhën ata nga Britania. Kemi të bëjmë me këto dy familje, me rreth të madh fisnor, lidhje të forta, njohje dhe lidhje politike. Kanë fuqi ekonomike dhe burime financiare, brenda kësaj fakti që duhet të marrësh masa për t’u mbrojtur duhen njerëz të armatosur, etj. Pra këta duhen financuar, nuk financohen me burime legale. Konflikti është shumë më i vjetër sesa të dilte droga në skenë. Një nga konfliktet, pjesëtar të Lekstakajve ka qenë për një grabitje.

Hoxha tha se ndërprerja është nëse njërës palë ose ti mbarojnë paratë ose ti mbarojnë burrat.

Viktima e fundit nuk ishte person me ngarkesë kriminale. Këta që kanë ngarkesa ruhen, jo si ky që dilte në pazar. Është kaluar vija e kuqe, nuk do të vriten vetëm ata që shihen si rrezik, por çdo njeri i afërt i tyre. Deri tani kanë vajtur tetë të vrarë, të shohësh sa fëmijë kanë lënë jetimë dhe ushqehen me urrejtje. Vitet e fundit, 2-3 vitet e fundit, qarku i Lezhës është bërë shumë problematik. Me këto ngjarjet e fundit, ka kaluar Shkodrën, Vlorën. Janë ngjarje të cilat, jo vetëm shkaktojnë traumë në shoqëri dhe demonstrojnë problem të rendit dhe sigurisë, por autorët nuk kapen dhe pritet ngjarja e radhës. Kemi patur vrasje në Rrëshen. Ngjarje në Mamurras dhe Laç. Është kthyer në qark shumë problematik. Të bësh vrasje me një skuadër, ka kosto./m.j

Next Post
Avokatja nga Suedia tregon si përfitonte Naimi nga vrasja e Liridonës: 850 mijë euro në llogari…!

Avokatja nga Suedia tregon si përfitonte Naimi nga vrasja e Liridonës: 850 mijë euro në llogari...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In