Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg babë e bir, në servisin e të cilëve u gjet e fshehur arma e krimit me të cilën u vra Emijano Ramazani, në Elbasan.
Albert dhe Seit Manehasa dyshohet se janë përfshirë në atentatin e pak ditëve më parë.
Arma u gjet në servisin e tyre në Peqin, pas një aksioni të RENEA-s dhe FNSH-së.
39-vjeçari Ramazani u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Viktima ishte person me precedentë të mëparshëm penal, i arrestuar të paktën dy herë nga policia.