Bashkëshortja e Ervis Imerit, Ina Imeri, ka reaguar për SYRI.net në lidhje me përfshirjen e emrit të bashkëshortit të saj Ervis Imeri në lidhje me vrasjen e Elton Çiços dy netë më parë në një lokal pranë stadiumit ‘Dinamo’ në Tiranë.
Bashkëshortja e Ervis Imerit, hedh poshtë të gjitha pretendimet e bëra publike në media se burri i saj mund të ketë lidhje me ngjarjen kriminale.
Reagimi i Ina Imerit, bashkëshortja e Ervis Imerit
Pershendetje , une qe po ju shkruaj jam Ina Imeri , bashkeshortja e Ervis Imerit , qe ju po talleni e po flisni nga gjerat me te ndryshme qe thone gazetaret . Por ju lutem te jeni me te kujdesshem sepse ky Ervis Imeri ka familje , femije , shoqeri qe degjon keto brockulla….. Si fillim Ervis Imeri eshte biznesmen qe merret me sipermarrje aluminesh , dhe Elton Cicen e njihte si tepelenes , gjithashtu edhe si klient , i cili kishte blere apartamente ne vende te ndryshme dhe lokal perball qenders Kristal Tirane qe Ervisi i kishte perfituar nga Kleringu. Gjithashtu per punime ne shtepine e Naim Cices ka shkuar te pakten nje vit para ngjarjes se 31 marsit 2015 dhe nuk i njohu atje se cfare pasurie kishin ata por i ka njohur qe shpejt se tepelens eshte edhe Ervisi , i cili nuk eshte barbon te shkonte per vjedhje kur kishte familje, shtepi, biznes dhe plot te mira te tjera qe i dha jeta. Ne jetonim ne kombinat , dhe perball hyrjes se pallatit tone ndodhej lokali i Robert Rames qe burri im pinte kafe ndonjehere , por jo se kishte ndonje shoqeri te madhe me te.
Nje dite ky i kerkoi nje shtepi me qera burrit tim dhe ai e prezantoi me Elton Cicen , te cilit i mori shtepine me qera , dhe ku Elton Cica mburrej se kishte 5 milion Euro… Po kujt i mburrej ?! Nje hajduti te lindur si Robert Rama … i cili nuk kaloi shume muaj dhe shkoi per te grabitur atje … Po me ke i beri planet Robert Rama per grabitjen ?! Se qe te shkonte atje i duhej nje tepelenes qe njihte vendin, ti tregonte shtepine e Elton Cices dhe ta ruante ne momentin e kryerjes se krimit …. Ata jane bashkepuntoret nga TP , ndoshta edhe miq te Robertit , une kam dyshimet e mia te cilat nuk mund ti publikoj sepse jam ne rezik pastaj … ate ta gjej policia .. Si u perfshi burri im ne gjithe kete remuje do thoni ju ?
Ervis Imeri ishte 5 dite jashte shtetit , erdhi te dielen ku ndenjem me djalin tone pasi ate e kishte marr malli , diten tjeter ishte e hene data 30 ose 31 mars , findi i muajit , dhe burri duhet te mblidhte sa me shume fatura TVSH sepse skishte punuar 5 dite ngaqe ishte jashte shteti , gje qe verifikohet nga tabulatet …..Me vone kemi marr cunin kemi dale dhe gjate gjithe kohes ka qene me ne dhe me vone ne lokal me kushuririn e vet dhe babain tim duke diskutuar problemet e biznesit…. Ka ardhur rreth ores 23-23:30 dhe pasi jemi bere gati se do shkonim me cunin ne Alipostivan Permet ne oren 6 , kemi fjetur. Por nje tel na e prishi qetesine , aty rreth ores 2:50 ndoshta , ishte nr i panjohur dhe burri tha qe spo e hap , por une insistova sepse u bera xheloze dhe e hapa vet cel , por ne ate moment degjova zerin e Robert Rames , nje personi ne lagjen tone , i cili i thoshte burrit ” kam bere aksident , kam rene ne lume, te lutem me ndihmo , merr rrobat dhe celsin e makines ne shtepine time dhe hajde” , burri i tha shume here nuk vi por ai insistonte dhe Ervisit i vinte keq shkoi pa e ditur se cfare kishte ndodhur… Madje Ervis Imeri nuk kishte aq konfidenca me Robert Ramen sa ti shkonte ne shtepi ti merrte rrobat por ka qene nje shoke i Robertit qe i ka marr dhe ia ka dhene atij.
Kur shkoi ne Tepelene Ervis Imeri , perball ishte Roberti por nuk ishte me nje shok por me dy , te cilet ishin te maskuar dhe te armatosur rende, pasi ju ulen te sedilja mbrapa ne makine i thane duke i vendosur armet ne koke te ecte vetem drejt e mos ta kthente koken mbrapa. Me pas ata kishin zbritur nga makina me te cilen i kishte marre Ervisi ne padijeni per ngjarjen ne Krahes apo ne Fratar nuk ka rendesi , kur erdhi Ervisi ne shtepi ai ishte shume i shqetesuar e pyeta se cfare kishte dhe me tha qe Robert Rama ka bere dicka te keqe por nuk e di se cfare . Pastaj pas rreth 30 min u nisem per ne Alipostivan me shoferin tone dhe u kthyem rreth ores 8 te darkes, rruges per ne Alipostivan , afer TP nje shok i burrit e merr ne tel dhe i thote se ne shtepine e prinderve te Elton Cices kishte ndodhur nje grabitje , ne direkt e bem lidhjen qe kishte qene grupi i Robertit qe e kishte bere ate veper , por ishim shume te frikesuar per te shkuar te benim denoncim , ishim te frikesuar per djalin tone 3 vjecar ngaqe te dyja palet ishin jo njerez te thjeshte por njerez te krimit dhe ishim te kercenuar nga te dy palet , pala grabitese dhe ata qe u grabiten.
Per kete gje burri fillimisht pas dy ditesh shkoi ne spital tek prindrit e Elton Cices me shpresen qe te sqarohej edhe me Eltonin por kur shkoi atje ishin nja 20 shok te ketij te fundit te armatosur per te mbrojtur kete dhe prindrit e ketij. Sqarimi i dyte u be ne Kavaj me Eltonin , ndersa heren e trete burri im Ervisi eshte takuar te Xhaki ku dhe i ka thene se do shkonte te jepte deklarat per ngjarjen qe kishte ndodhur ne TP , qe te hetohej dhe te dilnin dhe tabulatet telefonike , por ai nuk pranoi , tha nuk eshte e nevojshme qe ti ta besh kete sepse une te besoj , sepse nuk deshi Elton Cica te bente deklarat ervisi ato jane llogarit e tij . Me vone ne date 8 qershor duke shkuar per ne Shtepi morrem nje tel ku na lajmeruan se ishte vrare Robert Rama. Gjithashtu edhe ne qe diten qe ndodhi grabitja dhe deri diten qe u vendos tritoli kemi marr vetem kercenime nga Elton Cica pasi donte te dinte se cilet ishin te tjeret ne makine, ndersa nje gje te till burri im nuk e di .
Kemi marr kercenime nga me te ndryshmet , na ndiqnin njerez me makina , na vinin njerez ne fund td pallatit , e deti ne kat arriten , derisa u detyruam te vendosnim kamera. Date 11 korrik na u vendos 600 gr tritol poshte makines , pse nuk e gjeti policia se kush e vendosi tritolin, nuk i interesonte se ishin 3 jete njerzish aty , sepse nuk ka shtet , sepse cdo deklarat qe japim ne e blejne trafikanete , kriminelat , sepse policia jone nuk punon per ne por punon per te mbushur xhepat ….. Pasi iu vu tritoli , burri im , Ervis Imeri mendoi se tani situata ishte shume kritike dhe dha deklaraten ku foli per ngjarjen e 31 marsit , pozicionin e tij dhe ku i kishte ai dyshimet , por policise nuk i intersonte se po te kishte plasur tritoli , aty ishin tre jete njerezish ne makine , keshtu qe nuk u interesua te kapte atentatorin , qe kjo ngjarje te mos perseritej….. Policia e dinte qe ne ishim te kercenuar , Elton Cici i dergoi njerez ne burg Ervisit ku thoshte , mua po me kercenojne maloket qe kane qene bashkepuntoret e Robert Rames , te cilet ti i more ne makine ( te cilet ishin te maskuar) , me thuaj cilet jane ti vras une me pare se perndryshe une do te hakmerrem te babai ose te vellai . Dhe vime te ngjarja e dates 08.12.2015 , ku kunati im ngeli i gjymtuar si pasoj e nje atentati me tritol , duke mos pasur asnje probem me asnje person ai vet , duke mos pasur asnje konflikt nga puna , si po e zgjidhe shteti kete , Si do ta ndihmoj shteti nje ushtarak i cili i ja sherbyer 11 vite Shqiperise , cfare mbeshtetje i jep nga ana shendetesore , betadin te paholluar ne spitalin ushtarak , jo i duhet nje trajtim me i specializuar , ndoshta jashte shtetit….
Ndodhen gjithe keto ngjarje dhe policise i duheshin akoma prova ? Zoti Muca Nendrejtor i policise , po fliste percart , po fliste 100 versione per ngjarjen , si ka mundesi qe nje punonjes i policise nuk thote dot te verteten por edhe pse Elton Cica vdiq para dy ditesh ai paska frike te flas per te , paska akoma frike nga ai dhe nuk thote se cfare kalibri ishte ai , sa gola u kishte bere njerzeve , cila ishte arsyeja qe ai mbante makine te blinduar, sa atentate i ishin bere Elton Cices me pare ?! Nje here ne Belgjik dhe nje here ne Itali ? Dhe TV thone qe ai ishte ne Itali kur ndodhi grabitja , ai kishte vite qe nuk shkonte se e dinte qe po te shkonte andej e hiqnin qafe…Ai ka qene ne Tepelene ate dite dhe cdo dite qe policia e nxirrte ne kerkim dhe se kapi dot ?!! Po pse shteti e la kaq pasdore kapjen e autorit te vrasjes ne DR , po per eksplozivin ndaj Ervis Imerit , po te ishte kapur ne kohe Elton Cica per tritolin ne korrik 2015 , nuk do ngelej i gjymtuar Elton Imeri , por edhe pse ngeli i gjymtuar nje ushtarak , nje kolege i policise ata prape nuk reaguan . E dini se pas eksplozivit qe i eshte vendosur Elton Imerit , Krimet e renda ne TR me moren deklarate , mbaj mend qe ishte e premte , dhe pas dy ditesh te henen, Elton Cica i kerkonte llogari familjareve te mi per ato qe une kisha deklaruar ?!
Po pse se pyesni kolegun tuaj gazetar se clidhje kishte ai me nje njeri te botes se krimit si Elton Cica dhe ai gazetari nuk dallonte dot plumbin nga kapsolla… hahaha , aq me keq nje efektiv i policise… ne zonen e bllokut…. Nderkohe bashkeshorti im Ervis Imeri ka 10 muaj per moskallezim krimi dhe nuk e nxjerrin ne gjyq se ky Elton Cica ( nipi i Kryebashkiakut te TP ) bente ligjin ne Qarkun e Gjirokasters… Vec nje gabim beri burri im: ne mosdijeni te grabitjes shkoi te merrte Robert Ramen dhe per kete u ndeshkua mjaftueshem besoj …. Besoj se TV duhet te flasin te drejten se me keto qe thoni ju i bie te vine te me vrasin mua dhe djalin tim … pasi burri im nuk ka qene asnjehere ne kerkim , madje dhe Elton Cices i tha vet 2-3 dite pas ngjarjes se si e kishte genjyer Robert Rama dhe ky i shkoi per ndihme , ndersa ne korrik dha vet deklarat duke besuar tek policia e cila i eshte shitur bandave … Ju lutem merrini informacionet ne prokurori ose te krimet e renda sepse po na demtoni me keto informacione te pasakta… Mund edhe ta publikoni per mua nuk eshte problem , mjafton qe ngjarja te thuhet sic ka ndodhur dhe te mos kete deformime te saj … Faleminderit per kohen dhe durimin qe e lexuat …(syri.net)
javanews/ a.k