• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e ekstremistit të armatosur Kaçifas, 4 mjekë ligjorë nisin kryerjen e autopsisë

by Java News
01/11/2018 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë është formuar dje në mëngjes grupi i ekspertëve, që do të kryejnë autopsinë në trupin e Kostantinos Kaçifas, i cili u transportua mbrëmjen e së martës nga Gjirokastra.
Fillimisht, mjekët ligjorë në kryeqytet do të verifikojnë raportin paraprak të firmosur nga mjekët e Gjirokastrës, për autopsinë e kryer atje. Ndërsa veprimi i dytë është ekzaminimi i plagëve të armës së zjarrit, për të përcaktuar me saktësi distancën nga ku është qëlluar, pasi familjarët pretendojnë se është qëlluar nga afër.

Burime nga Mjekësia Ligjore thanë dje se grupi i ekspertëve përbëhet nga 4 mjekë ligjorë shqiptarë, të cilët kanë dhënë një afat prej 10 ditësh, pra, të përshpejtuar, për përfundimin e raportit që do të dorëzohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Kaçifa Bularat

Mësohet se nuk ka asnjë ekspert të huaj, siç është folur orët e fundit, pasi jo vetëm që nuk ka pasur kërkesë zyrtare pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për t’u përfshirë ekspertë grekë, por përfshirja e tyre në hetime nuk parashikohet nga legjislacioni ynë. Mjekët kanë konfirmuar se Kaçifas ka në trup dy plagë arme zjarri në afërsi të kraharorit dhe RENEA ka deklaruar se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Nga ana tjetër, familjarët pretendojnë se djali i tyre është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Të paktën deri në orët e mesditës së djeshme, asnjë prej të afërmve apo familjarëve të 35-vjeçarit Kaçifas, nuk u pa pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku ka nisur tashmë ekspertiza

EKSPERTIZA

Katër mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë përfshirë në procesin e ekspertizës që po zhvillohet për vrasjen e 35-vjeçarit, Konstantinos Kaçifas, ditën e diel në Bularat të Gjirokastrës. Ndërkohë, mësohet se ekspertët mjeko-ligjorë janë në pritje edhe të pyetjeve që mund të kenë familjarët e viktimës. Pyetja e parë që do t’i përgjigjen përfundimisht ekspertët, në një konkluzion që do t’i bashkëngjitet kartelës së vdekjes dhe dosjes hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është pikërisht dyshimi i familjarëve të 35-vjeçarit, që pretendojnë se është qëlluar nga afër.

Konstanidinis Kacifas

Një procedurë e tillë e dyfishtë, po zhvillohet për shkak të pretendiNë Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë është formuar dje në mëngjes grupi i ekspertëve, që do të kryejnë autopsinë në trupin e Kostantinos Kaçifas, i cili u transportua mbrëmjen e së martës nga Gjirokastra. meve të familjarëve të Konstantinos Kaçifas, pavarësisht se menjëherë pas vrasjes së tij gjatë shkëmbimit me armë zjarri me Policinë, reparti RENEA i ka dorëzuar Prokurorisë të gjithë procedurën se si u zhvillua operacioni. Në grupin e mjekëve ligjorë shqiptarë nuk ka asnjë ekspert të huaj, jo vetëm sepse nuk ka një kërkesë të tillë zyrtare pranë organeve të hetimit, por edhe sepse ligji nuk e lejon diçka të tillë.

Aktualisht, ekspertët e mjekësisë ligjore po vlerësojnë edhe të dhënat e domosdoshme për një ekspertizë të dërguar nga ekspertët e kriminalistikës pas këqyrjes së kufomës në Gjirokastër. Një procedurë ekzaminimi zgjat 3 deri në 4 javë, por grupi i ekspertëve parashikon ta përfundojë procesin brenda 10 ditëve, pas kërkesës edhe të drejtuesve të Prokurorisë për një procedurë sa më të shpejtë në dobi të hetimit. Më pas, raporti do t’i dorëzohet Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ka nisur procedim penal për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, të punonjësve të Policisë”, e mbetur në tentativë dhe “nxitje të urrejtjes ndaj kombeve”.

ma.me

Next Post
Si duhet t’i përgjigjet Perëndimi Putinit, dhe spiunëve të tij?

Putin në Romë pas ftesës së qeverisë italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In