Natën e vrasjes së dyfishtë në Tiranë policia ka qenë shumë pranë vendit të ngjarjes, teksa gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë ka gjetur një vajzë rreth 18 vjeçe, e cila ka treguar se ishte mbyllur në apartament nga Kevin Rugova me të cilën bashkëjetonte.
Ndërsa ka rrëfyer se qeran e apartamentit e paguante Elvis Gaçaj, i cili sillte herë pas here lëndë narkotike të llojit kokainë, shkruan abcneës. Dëshmia e vajzës ka bërë që policia të ngrejë akuzën e prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike për 40 vjeçarin Gaçaj.
Rrëfimin e 18 vjeçares, hetuesit thonë se e ka konfirmuar edhe vajza me inicialet E.Gjuzi e cila i ka shpëtuar plumbave natën e atentatit të organizuar nga dy të arrestuarit tashmë Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo.
Për hetuesit, ka qenë edhe konflikti për cmimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, ajo që i ka shtyrë dy të rinjët Sulaj dhe Çavo të shkrepin armën ndaj 40 vjeçarit Gaçaj mbrëmjen e 1 tetiorit pranë lulishtes “1 maj”.









