Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për autorët e vrasjes së dyfishtë që ndodhi tek lulishtja ‘1 maji’ në kryeqytet më 1 tetor të vitit të kaluar. Nga atentati mbetën të vrarë Kevin Rugova, i dashuri i balerinës Kristjana Sexobeat dhe Aurora Oskian, si dhe u plagos Elvis Gjeçaj. Mësohet se togat e zeza kanë dënuar me burg përjetë të pandehurin Sael Sulaj, ndërsa ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënuar me 35 vite heqje lirie.Po ashtu, Vasiel Çavo u dënua me 30 vite burg, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuaj vetëm 20 vite.
ma.me