Vijojne hetimet për atentatin me dy të vrarë në Vlorë, ndërsa policia ka vënë në pranga të plagosurin Armando Sulejmani.
Ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar arrestimin e tij, pasi në vendin i ngjarjes i është gjetur një pistoletë. Sulejmani, i njohur me nofkën Çipuri, ishte edhe objektiv i atentatit.
Por ai arriti t’u shpëtojë plumbave dhe të vrarë mbetën miqtë e tij, Orest Rexho dhe Arjan Hasani.
Armando Sulejmani është një emër i njohur, pasi rezulton i skeduar nga policia. Ai ka qenë anëtar i bandës së njohur të “Gaxhait”, ndërkohë që është dënuar me parë me burgim.
/a.rada