• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Manëz, gjendet makina e 21 vjeçarit të arratisur/ “Me gjurmë plumbi”, ja ku e kishte fshehur..

by Os De
22/10/2025 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e sotme, 22 tetor, në Manëz të Durrësit është gjetur automjeti i 21 vjeçarit të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. 

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, automjeti u gjet i fshehur pranë banesës së tij. 

Pas kontrollit, në makinë është konstatuar një gjurmë plumbi. 

Dinamika e ngjarjes tragjike 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të 22 tetorit 2025, pranë një karburanti në Manëz pas një konflikti mes disa të rinjve që ka agravuar në përdorimin e armëve. Viktimat u identifikuan si, Aranit Kurti, 23-vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç. 

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.”, thuhej në njoftimin e uniformave blu. 

Kamerat e sigurisë zbuluan se Paluçi i cili ishte plagosur me armë zjarri kishte qëlluar dy herë në drejtim të 21-vjeçarit D.P, por plumbat nuk e kapën këtë të fundit dhe ai arriti të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga persona të tjerë. 

Nga sherri verbal për kafen te përplasja fizike jashtë lokalit 

Fillimisht njëri nga personat e përfshirë, 21-vjeçari me inicialet D.P, i shoqëruar nga miku i tij 23-vjeçari Aranit Kurti, i ka kërkuar një kafe kamarierit 17-vjeçar. Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë atij që ekspresi është fikur dhe se nuk mundet t’i shërbejë më. (Lokali zakonisht mbyllej në orën 00:00, por i mituri e kishte mbajtur hapur për shkak se kishte disa klientë ende brenda). 

Mes tyre ka ndodhur një përplasje verbale ku ndaj të miturit janë përdorur edhe fjalë fyese, ku më pas është përfshirë edhe Flori Paluçi, i cili i ka dalë në krah kamarierit. Të rinjtë më pas kanë dalë për t’u sqaruar jashtë ambienteve të lokalit, ku fillimisht ka ndodhur një përplasje fizike, që ka degraduar më tej edhe në përdorimin e armëve. 

“Ka qenë pikërisht Aranit Kurti ka qëlluar i pari me grusht ndaj Flori Paluçit, i cili më pas ka nxjerrë armën që (dyshohet ka qenë e pa vullnetshme) ka prekur Aranit Kurtin, duke e lënë të vrarë. Më pas ka ndërhyrë D.P., i cili ka qëlluar në drejtim të Flori Paluçit, i cili ka mbetur i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit.”, raporton Daci. 

Gazetarja raporton se në kamerat e sigurisë janë parë edhe dy gjuajtje të tjera të Flori Paluçit, në drejtim të 21-vjeçarit D.P, të cilat nuk e kanë prekur atë. 

Policia po ashtu ka ngritur dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë që kanë kryer veprën penale për “moskallëzim krimi”, pasi autoritetet nuk janë njoftuar që në momentet e para në lidhje me konfliktin. Po ashtu ka dyshime se ka persona që e kanë ndihmuar 21-vjeçarin D.P të largohet nga vendi i ngjarjes dhe po e mbajnë të fshehur atë. 

“Flori ndërhyri për të më mbrojtur mua…”, dëshmia e kamarierit 

Kamarieri i përfshirë në konfliktin mes dy viktimave dhe autorit të shpallur në kërkim ka dhënë dëshminë e tij të parë për policinë, ku është shprehur se e gjitha nisi pas kërkesës për kafe, nga personi që tashmë është në kërkim, D.P. 

“Ishte ora rreth 1:45, në momentin e ngjarjes ishin 5 persona. D.P hyri i pari në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe u thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai ma ktheu se ‘dua kafe patjetër’ dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda. Nuk e vazhdova më bisedën por ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin.”, ka deklaruar kamarieri. 

 

 

 

Next Post
Pse opozita nxjerr 10 emra kot dhe banalizon garën për “estradën” e Tiranës?

Pse 'shqiptarët' vriten për një filxhan ekspres?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In