Ilir Xhepaj i arrestuar si bashkëpunëtor i atentatit ndaj dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ka mohuar lidhjet me atentatin.
Para grupit hetimor, Xhepaj është shprehur që i njeh të dyshuarit e tjerë por jo që të ketë bashkëpunuar për kryerjen e atentatit.
Ndërsa për të folur 33-vjeçari ka deklaruar se do t’a bëjë në një moment tjetër.
Hetuesit janë duke kryer ekspertizë dhe të dy armëve të gjetura në afërsi të klinikës private.
Nga verifikimet paraprake nuk ka rezultuar që armët të jenë përdorur gjatë atentatit, ndërsa po kryhen verifikime të tjera pasi dyshohet se janë të autorëve.
33 vjeçari pritet te dale para gjykates gjate dites se martë.
/e.rr