• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e dyfishtë në Laç, dorëzohen në polici autorët e krimit të rëndë

by A R
30/04/2019 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia njofton se pas zbardhjes së vrasjes së Mikel dhe Jani Jushit, ka arritur t’i bindë dy nga tre autorët e ngjarjes.

Në një njoftim për mediat, blutë shprehen se dorëzimi i tyre ka ardhur pas negociatave me familjarët.

Bëhet fjalë për shtetasit M. Bushi, 25 vjeç dhe V. Bushi, 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin.

Sqarimi i Policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në lagjen nr. 1 Laç, Kurbin, ku pas një konflikti për motive të dobëta u plagosën me armë zjarri dy shtetas  të cilët më pas gjetën vdekjen në një nga spitalet private në Tiranë ju informojmë se:

Si rezultat i punës hetimore të kryer nga  grupi i  posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Kurbin u bë e mundur identifikimi  dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.

Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin,  pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici.

Grupi i posaçëm hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentin  e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

/a.rada

Next Post
Aleatët e PD-së 1 orë takim me Metën, Mediu: Presidenti do të nisë diskutimet me palët e tjera

Aleatët e PD-së 1 orë takim me Metën, Mediu: Presidenti do të nisë diskutimet me palët e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

Kina zbulon projekte të reja me investime të huaja

March 19, 2026
Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

Vrasja e Fatbardh Licit, kalon për gjykim dosja ndaj Safet Bajrit dhe të tjerëve

March 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Humbja që lë pas boshllëk

March 19, 2026
Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

Taksa e qarkullimit, Karakaçi: Modeli aktual është më i drejtë, Shqipëria nuk rrezikohet nga furnizimi përmes Hormuzit

March 19, 2026
Gjykata mori në shqyrtim ankimimin e Alibeajt, Bardhi i përgjigjet Berishës: Kërcënimet ndaj gjyqtarëve i përkasin drejtësisë së korruptuar ‘alla Zhukri’

VIDEO / Kur Berisha akuzonte Gaz Bardhin: Të mos i thurë lavde SPAK-ut, por të zbardhë rolin në vrasjen në Elbasan

March 19, 2026
Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

Shtyhet seanca për dosjen “ARRSH”, shkak mungesa e avokatëve të Evis Berberit, seanca e radhës më 1 prill

March 19, 2026
Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

Meta: Përjashtimi i PD-së nga delegacioni i Kuvendit, akt i turpshëm

March 19, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma territoriale, Demo: Mazhoranca, e hapur që të përfshihen të gjitha palët

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In