• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Dalipajt dhe Dautajt, shoqërohen 15 persona, ja dy pistat ku po hetohet

by A R
26/04/2017 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit dhe Prokuroria vijojnë veprimet për zbardhjen e atentatit të tipit mafioz të ndodhur një ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku u vranë me breshëri kallashnikovi Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj teksa udhëtonin me një automjet.

Policia ka shoqëruar gjatë orëve të natës të paktën 15 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë kriminale. Mes personave të shoqëruar ka edhe shtetas me precedentë të mëparshëm penalë.

Të dy viktimat, janë akuzuar në të shkuarën për vrasje. Ish-shefi i sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj, akuzohet për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e shtetasit Gazmend (Laert) Çollaku në fillim të vitit të shkuar. Për këtë ngjarje ai ishte në kërkim, madje ditën që u vra ishte seanca ndaj tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Edhe shtetasi Juxhin Dautaj, është akuzuar për vrasjen e një shoku të tij në Mars të vitit 2012 në qytetin e Vlorës. Për këtë ngjarje ai u shpall i pafajshëm në gjykatë.

Pikërisht pista e hakmarrjes është edhe drejtimi kryesor ku janë fokusuar hetimet e prourorisë dhe policisë. Mësohet se mes të shoqëruarve, janë edhe miq e të afërm të personave të vrarë, krime për të cilat janë akuzuar Dautaj dhe Dalipaj raporton JavaNews.

Pista  dytë ku janëpërqendruar veprimet e grupit hetimor është e shkuara e dy viktimave. Sipas dyshimeve, ata janë përfshirë në trafiqe dhe mendohet se një mosmarrëveshje mes grupimeve mund të jetë bërë shkak për eliminimin e tyre.

Ndërkohë, policia nuk ka mundur ende të identifikojë autorët e krimit. Dyshohet se ata janë vrasës me pagesë profesionistë, duke parë edhe mënyrën e kryerjes së atentatit. Janë skuestruar të gjitha kamerat e sigurisë gjatë rrugës që kanë përshkuar të dy mjetet, si ai i viktimave po ashtu edhe ai i autorëve./JavaNews/a.m.

Next Post
Ja sa lehtë mund të liroheni nga stresi

Kujdes! Rrjetet sociale po ju zhysin në ankth dhe stres

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lapaj jashtë rrezikut për jetën”. Reagon “Trauma”: Edhe dy policë të lënduar pas përplasjes te Kryeministria

“Lapaj jashtë rrezikut për jetën”. Reagon “Trauma”: Edhe dy policë të lënduar pas përplasjes te Kryeministria

January 5, 2026
I vetëm “kundër të gjithëve”, si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

“Serbia dhe Rusia me luftë hibride”- Rrëfimi i Kurtit për qeverinë e re, zgjedhjet dhe Amerikën

January 5, 2026
Kina kritikon SHBA-të për kapjen e Maduros: Nuk mund të bëni gjykatësin e botës

Kina kritikon SHBA-të për kapjen e Maduros: Nuk mund të bëni gjykatësin e botës

January 5, 2026
32 shtetas kubanë të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Nicolás Maduro

32 shtetas kubanë të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Nicolás Maduro

January 5, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

January 5, 2026
E goditi bombola në kokë, reagon Lapaj: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh

E goditi bombola në kokë, reagon Lapaj: Jam në spital, por do kthehem sërish në shesh

January 5, 2026
Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës

Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës

January 5, 2026
“Tani e kemi ne kontrollin”, pas Venezuelës presidenti amerikan paralajmëron dy shtete të tjera

“Tani e kemi ne kontrollin”, pas Venezuelës presidenti amerikan paralajmëron dy shtete të tjera

January 5, 2026
Qeveria e re/ Konstatimi i Kadillit: Rama me të tjerë blen vota dhe me të tjerë qeveris

Bota që frymëzoi të ardhmen tonë ka vdekur

January 5, 2026
Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

Tragjedia në Zvicër, futbollisti i Metz u hodh në flakë për të shpëtuar të dashurën

January 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In