• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Çollakut, si u fshinë të dhënat e GPS në makinën e Dalipajt dhe ngatërrimi i mostrave të gjakut

by A R
17/10/2017 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ekspertët e laboratorit shkencor pranë policisë shkencore Amarda Deda dhe Aleksandër Bushati, kanë pohuar se gjatë ekzaminimeve që kanë kryer për analizimin e mostrave të gjakut, kanë konstatuar se gjaku i marë në trupin e viktimës Gazmend Çollaku gjatë kohës kur ky ishte në morg, nuk përkon me profilin gjenetik të nënës së tij,Nurije Çollaku.

Sipas ekspertëve bio-kimikë, diçka e pazakontë ka ndodhur në morg, pasi eksperti që ka marë mostrën ose oficeri kanë ngatëruar mostrat e gjakut. “Për ne ky rast ka qënë unikal dhe për të qënë të sigurt dhe me veten tonë, i kemi kryer disa herë analizat dhe dilnin të njëjta rezultatet, duke mos korrensponduar me profilet e nënës”-ka deklaruar ekspertia biologe Amarda Deda.

Del emri i oficerit që ngatëroi mostrat
Pyetjes së prokurorit të çështjes Besnik Muçi se kush ishte oficeri i policisë që ka tërhequr mostrat e gjakut nga morgu dhe i ka sjellë në laborator për ekspertim, ekspertja nuk ka qënë në gjëndje ta kujtojë këtë moment, para gjykatës. Por më vonë nga verifikimi i shkresave dhe akteve në dosje oficeri që ka bërë këtë veprim ka rezultuar se quhet Alfred Hoxha, edhe është me detyrë specialist pranë sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit. Ekspertët sqaron se profili i njëjtë gjaku mes nënë dhe bir del vetëm në kampionet e gjakut të sekuestruar në vendgjarje, ku është gjetur trupi i pajetë i viktimës.

Amarda Deda dhe Aleksandër Bushati, sqaruan para gjykatës se edhe në gjakun e gjetur në makinën e Dalipaj, nuk është përfituar profil i njëjtë me gjakun e Gazmend Çollakut. Ndërkohë për sa i përket gjakut të marë nga trupi i të pandehurit Denis Shtraza ekspertët thanë se: “…gjaku i Denis Shtrazës nuk përputhet me gjakun e gjetur në vendngjarje dhe gjakun e gjetur në makinën e Ervin Dalipajt…”. Policia gjyqësore ka ngatërruar mostrat e gjakut kur i janë marrë viktimës në morg. Gjaku i Çollakut të marrë në morg dhe në makinën e Dalipajt nuk përputhet me kodin gjenetik të nënës së viktimës, Nurije Çollaku.

Gjykata urdhëron rieskpertim
Ndërkohë,në lidhje me çështjen, Gjykata ka vendosur dje riekspertim të kampionëve të gjakut. Gjykata ka kërkuar të testohet gjaku i gjetur në bagazhin e makinës së Dalipajt, në kalendar, në çantën e laptopit që ndodheshin në makinë dhe në fashetat, me gjakun e nënës së Gaz Çollakut. “Të testohet gjaku në makinë me atë të kufomës. Të testohet gjaku i gjetur në bagazh, kalendar e fasheta. Të testohet gjaku në bagazh me gjakun e nënës së Çollakut”,urdhëroi gjykata.

Eksperti Gjerman GPS u fshih
Në një dokument që gazeta “Shqiptarja.com” e disponon eksperti Gjerman, thotë se të dhënat nga GPS i makinës janë fshirë. Sipas eskpertizës Gjermane, rezulton se automjeti në pronësi të Ervin Dalipaj, është hapur në ambjentet ku ka qënë i bllokuar në drejtorinë e policisë së Tiranës. Procesverbali i kontrrollit të mjetit ka mbaruar 1:15.

Dy oficerët Rebani Farruku dhe Rolenc Dervishi deklaruan në sallën e gjyqit se e mbyllën makinën dhe çelsin e vunë në kasafortë. Por sipas të dhënave të GPS makina është hapur në 2:35, 1 orë e 20 minuta pasi ishte future çelësi në kasafortë. Tek konkluzionet eksperti gjerman konstaton se GPS ka të dhëna që janë fshirë./Shqiptarja

Next Post
Reportazhi/ Në vendbanimet e goranëve, nisin radhët për pasaporta bullgare

Reportazhi/ Në vendbanimet e goranëve, nisin radhët për pasaporta bullgare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In