• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e çiftit në Australi/ Zbulohen SMS-të e babait vrasës

by Java News
03/01/2020 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Victorias në Melbourne të Australisë është në pritje të intervistimit të babait të Lindita Musait, e cila u qëllua për vdekje së bashku me bashkëshortin e saj Veton Musai në verandën e tyre të shtëpisë rreth orës 10.30 të mëngjesit të Vitit të Ri.

Ngjarja ndodhi sapo çifti i ri ishte kthyer në banesën e tyre në Yarraville pas një feste për përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Zonja Musai, 25 vjeç, e cila u qëllua me armë zjarri nga i ati sapo hapi derën e shtëpisë vdiq në vendngjarje.

Babai i zonjës Musai Osman Shaptafaj, i cili jetonte 5 km larg çiftit, u gjet  pak më tutje me plagë arme zjarri në kokë.

  1. Shaptafaj, 55 vjeç, ndodhet në Spitalin Alfred të Melburnit në gjendje kritike, nën mbrojtjen e policisë.

Një dëshmitar i tha Channel 7 në Melbourne se ai kishte parë një burrë të dalë nga një kaçubë dhe të qëllojë veten në kokë. Pas kësaj ai kishte rënë në tokë, më pas ishte ngritur përsëri duke tentuar të qëllojë sërish veten me armë.

Ndërsa bashkëshorti i Linditës, Veton Musai, 29 vjeç, u dërgua në spital në një gjendje kritike. Ai vdiq  ditën e Vitit të Ri.

  1. Musai është djali i ish-kryetari të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili erdhi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980.

Situata e rëndë shëndetësore e Shaptafaj ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje, megjithëse Policia e Victorias thotë se nuk po kërkojnë askënd tjetër veç tij në lidhje me vrasjen e dyfishtë.

Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij Altona  të Veriut dhe ka folur me fqinjët e tij.

Të afërmit e Musait mbërritën në shtëpinë e tyre  në Yarraville menjëherë pas të shtënave të martën.

Mesazhe  ngushëllimi në shqip kanë shpërthyer edhe në rrjetet sociale për çiftin e bukur dhe të dashuruar, të cilët u fejuan në fund të vitit 2017 dhe u martuan një vit më vonë.

Një nga miqtë e Z. Musai nga shkolla e mesme postoi një foto nga martesa e Linditës me Vetonin, një udhëheqës i ekipit të Bankës Kombëtare Australiane, futbollist dhe tifoz AFL i cili kishte një rreth të gjerë miqsh.

Vetoni dhe Lindita, një pritëse në firmën e pasurive të patundshme Colliers, e cila kujtohet  si “mahnitëse” dhe “dashamirëse dhe e dashur”, ishin gati të transferoheshin në një shtëpi të re dhe të fillonin të planifikonin një familje.

Në fotot e festës së fejesës së çiftit, në të cilën vallëzuan muzikën tradicionale të mbështjellë me flamurin shqiptar, zonja Musai pozon me nënën dhe vëllain e saj, Z. Musai, prindërit e tij dhe dy vëllezërit.

Shaptafaj, i cili duket se nuk ka qenë i ftuar në fejesën e çiftit dhe as në dasmë, ka mesazhe  shqetësuese të postuara në faqen e tij në Facebook.

Një fotografi e z. Shaptafaj,  që gjithashtu besohet të ketë emigruar në Australi nga Maqedonia e Veriut, ka një imazh të një deleje të vetme të zezë midis një tufe delesh të bardha.

Në një foto tjetër ai shkruan: “Më duani ose më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni, unë do të jem gjithmonë në zemrën tuaj. Nëse më urreni, do të jem gjithmonë në mendje. “

Një tjetër postim ka fjalët: Jeta e pyet vdekjen: ’’Pse njerëzit më duan mua aq shumë, kurse ty të urrejnë?’’ Vdekja iu përgjigj: ’’Sepse ti je një gënjeshtër e ëmbël, kurse unë jam një e vërtetë e hidhur.

Next Post
Aksioni i bujshëm në Lazarat/ Policia kap pas 5 vitesh anëtarin e bandës që qëlloi mbi policinë

Aksioni i bujshëm në Lazarat/ Policia kap pas 5 vitesh anëtarin e bandës që qëlloi mbi policinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

Dobësimi i euros e dollarit goditi kursimet e shqiptarëve/ Në qershor depozitat në banka arritën në 14.8 mld €

February 8, 2026
E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike

February 8, 2026
Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

Arkitekti i fitores së Laburistëve në zgjedhjet e 2024/ Dorëhiqet shefi i kabinetit të kryeministrit britanik pas skandalit Epstein

February 8, 2026
Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

Nis nesër faza e fundit e gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Gucati: Shpresoj që të kthehen të lirë në Kosovë

February 8, 2026
Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

Fitoi zgjedhjet/ Japonia “kurorëzon” Zonjën e saj të Hekurt dhe i dërgon një mesazh të qartë Kinës

February 8, 2026
Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh

February 8, 2026
“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

“Kievi u godit nga raketa balistike”, kryebashkiaku Vitali Klitschko reagon pas sulmeve të fundit ruse

February 8, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

“Reforma” e reformës nuk mund të jetë me heq foshnjën nga vaska

February 8, 2026
Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

Nuk zbatoi urdhrin e policisë dhe aksidentoi dy policë gjatë ndjekjes, arrestohet shoferi në Mitrovicë

February 8, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit i pari në Ballkan, Rama: 11.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In