• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Çiços/ Rrëfehet mjeku që fshehu armën e viktimës: Para vrasjes hëngrëm drekë në Fier…

by Java News
02/08/2017 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Redjan Rraja, mjeku i cili u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço.

Në vendimin e gjykatës të cilin e disponon edhe “Shekulli”, thuhet se gjatë fazës së hetimeve, i pandehuri Redjan Rraja ka treguar veprimet që ka bërë viktima në shoqërinë e tij para se të qëllohej për vdekje në një lokal në zonën e ish-Bllokut të Tiranë.

Elton Çiço u qëllua për vdekje me dy plumba më 1 Maj të vitit të shkuar, rreth orës 22:20. Pasi ka qëlluar ndaj objektivit të tij, autori i ngjarjes është larguar duke vrapuar me shpejtësi nga ambientet e bar-kafesë dhe në një rrugice në afërsi të këtij bari ku ka ndodhur vrasja thuhet në vendimin e Gjykatës, ka hipur në një automjet që e priste me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Elton Çiço ka gjetur vdekjen pothuajse të menjëhershme. Viktimës i është dhënë ndihma e parë nga personat që kanë qenë në tavolinë së bashku me të dhe me konkretisht shtetasit Redjan Rraja, A. T., dhe S. K., të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës. Por viktima kishte ndërruar jetë para se të shkonte në ambientet spitalore. Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se, viktima ka pasur dy plagë të shkaktuara me armë zjarri, konkretisht një plagë në mollëzën e faqes së djathtë dhe një plagë në krahun e djathtë.

Në veprimet e para hetimore është pyetur në cilësinë e personit nën hetimin shtetasi A. T. Nga deklarimi ka rezultuar se, natën e ngjarjes ka qenë në bar-kafe “De Niro” me shokun e tij, shtetasin S. K. Pak më pas në bar-kafe ka shkuar një shoku i tij i quajtur Redjan Rraja, shoqëruar ky i fundit nga një shoku i tij i quajtur Elton Çiço.

Sipas deklaruesit, rreth orës 22:15 në lokal ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 170-175 centimetra i gjatë, ezmer, me kapele sportive në kokë, i cili kur i është afruar tavolinës së tyre ka nxjerrë nga brezi një pistoletë me mulli me të cilën ka qëlluar dy herë në drejtim të shtetasit Elton Çiço. Është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni rreth ngjarjes shtetasi S. K.

Nga deklarimet e tij ka rezultuar se, ka qenë duke pirë kafe me shokun e tij shtetasin A. T., në ambientet e brendshme të bar-kafesë. Sipas deklaruesit, pas pak momentesh në tavolinë me këta janë ulur dy persona të tjerë të panjohur prej tij, por të njohur prej A. T.

Në kohën kur kanë qenë duke biseduar midis tyre, ai ka dëgjuar dy krisma të forta që dukej se vinin në anën e veshit të majtë të tij. Në moment ky shtetas është çuar menjëherë nga tavolina dhe është nisur për të dalë nga lokali, por më pas është kthyer dhe ka shkuar në drejtim të tualeteve të lokalit.

Është pyetur në cilësinë e personit që deklaron rrethana të dobishme për hetimin shtetasi Redjan Rraja, ku nga deklarimi ka shpjeguar se: Gjatë gjithë ditës së ngjarjes ka qenë në shoqërinë e viktimës Elton Çiço.

Gjatë paradites bashkë kanë qenë në qytetin e Fierit, ku kanë drekuar me disa persona të tjerë të panjohur më parë prej tij, shokë të viktimës. Rreth orës 21:30, pasi kanë qenë duke udhëtuar me një automjet, kanë shkuar në drejtim të stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë. Pasi kanë parkuar automjetin, kanë shkuar në këmbë tek bar-kafe “De Niro” ku brenda tij janë ulur me shokët e tyre shtetasit A. T.

Duke ndenjur në kafe, në ambientet e brendshme ka hyrë një person i moshës 30-35 vjeç, 165-170 cm i gjatë, ezmer, në kokë mbante një kapele sportive, i cili kur është afruar në tavolinën ku ndodheshin, ka nxjerrë nga brezi një pistolete me mulli me të cilën ka qëlluar dy herë në drejtim të shokut të tij.

Ky shtetas ka dalë menjëherë nga lokali. Ndërkohë, nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se autori i kësaj vrasjeje është afruar tek vendi i ngjarjes me një automjet tip autoveturë me ngjyrë të errët, i cili e pret atë deri pasi kryen vrasjen e shtetasit Elton Çiços, brenda ambienteve të këtij lokali dhe pasi autori hipën me shpejtësi në këtë automjet, largohet nga vendi i ngjarjes.

a.ç

Next Post
Shoferin e zë gjumi në timon dhe shkakton aksident, plagosen 4 të rinj (foto)

Shoferin e zë gjumi në timon dhe shkakton aksident, plagosen 4 të rinj (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

March 4, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

“Gjyqi ndaj Beqajt, provë sesa i keq është ligji procedural”, Manjani: Kur gjykata bëhet edhe prokuror, drejtësia humb paanësinë

March 4, 2026
IKMT rikthehet në Orikum, prish dy objekte mes kundërshtimeve të pronarëve

Dhunoi drejtorin e ekzekutimit të vendimeve brenda IKMT-së, shpallet në kërkim i riu

March 4, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In