• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e biznesmenit në Dibër, autori deklarata kontradiktore në polici

by Java News
22/03/2018 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mahmut Gega, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Elsi Kosiqit, ka mohuar një fakt të tillë gjatë marrjes në pyetje në Polici. Por, nga ana tjetër, Policia e Dibrës shprehet se ka siguruar prova dhe fakte që e identifikojnë atë si autor të vrasjes së 32-vjeçarit Kosiqi, shkruan “Panorama”.

Nga hetimet e deritanishme mendohet se pista kryesore e motivit të krimit është ajo e konkurrencës për trafikimin e lëndëve narkotike. Mësohet se prej vitesh Kosiqi dhe Gega ishin përfshirë në konflikte mes tyre.

Përveç 24-vjeçarit, grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe disa persona të tjerë. Gega, sipas hetuesve, ka dhënë deklarime kontradiktore gjatë deponimeve të tij para oficerëve të Policisë Gjyqësore, bëjnë me dije burimet.

“Sa herë është pyetur, autori i dyshuar ka dhënë deklarata të ndryshme. Është shumë kontradiktor. Ai rreket të mohojë krimin e kryer. Edhe deklaruesit e tjerë nuk na kanë ndihmuar me thëniet e tyre”, thanë zyrtarë të drejtorisë së Policisë Dibër.

Si pjesë e punës hetimore për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit para vilës së tij, të martën rreth orës 01:30, oficerë të Policisë Gjyqësore kanë shkuar në doganën e Bllatës dhe kanë siguruar listën e personave, që kanë hyrë e dalë nga kjo pikë kufitare.

Nga verifikimet nuk rezulton që Mahmut Gega të ketë hyrë e dalë nga Bllata. Por, Policia nuk përjashton pistën e lëvizjes së këtij shtetasi nga “brezi i gjelbër”, pra, jo në rrugë ligjore.

Nuk dihet ende nëse Kosiqi e Gega janë takuar në Dibër të Madhe apo ky i fundit e ndiqte atë për ta ekzekutuar matanë kufirit.

Nga ana e tij, Mahmut Gega këmbëngul se ditën e ngjarjes nuk ka lëvizur nga qyteti i Bulqizës, madje është shprehur se gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona, ka qëndruar nën shoqërinë e bashkëmoshatarëve të tij.

Ky pohim hidhet poshtë nga Policia. Hetuesit kanë siguruar prova se ai është parë disa orë pasi kishte rënë natë në Maqellarë. Fillimisht u tha se edhe një punonjës policie kishte qëndruar në shoqërinë e Gegës, në një nga lokalet e qytetit. Por, një zyrtar i lartë i Policisë Dibër e mohoi kategorikisht këtë fakt.

“Nuk ka asnjë punonjës policie që ka lidhje me këtë ngjarje. Aktualisht nuk kemi prova për këtë gjë. Nëse ajo vërtetohet, punonjësi i policisë do të hetohet si çdo shtetas tjetër”, nënvizoi ai. Sipas Policisë, cilido qytetar që ka lëvizur dy ditë më parë në Doganën e Bllatës, akuzohet si i përfshirë në krim.

Elsi Kosiqi u ekzekutua të martën rreth orës 01:30, para vilës së tij që ndodhet në qendër të Maqellarës, në anë të rrugës nacionale Bulqizë-Peshkopi. 32- vjeçari u qëllua me tre plumba kallashnikovi, pasi autori e thirri atë në emër.

a.ç

Next Post
Chelsea ofron vetëm 60 milionë euro për Icardin

Chelsea ofron vetëm 60 milionë euro për Icardin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Poloni, tifozët kuqezi “ndezin” Varshavën

March 26, 2026
Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In