• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e Baçninozit, dëshmia e djalit: Përplasja dhe lufta e babait për të mbijetuar

by Java News
05/04/2019 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa Islam Mylkaj është vetëdorëzuar si personi që vrau me katër plumba ish-të përndjekurin Haxhi Baçinozi, prokuroria e Tiranës ka zbardhur të plotë dhe dinamikën e krimit të rëndë të ndodhur tek liqeni Artificial por edhe motivin e këtij krimi të rëndë.

Një borxh financiar prej 45 mijë euro që Baçinozi ja kishte dhënë ish-mikut të tij Islam Mylkaj është bërë shkak i përplasjes fizike dhe më pas vrasjes së Baçinozit. Nga materialet që ndodhen në dosjen flitet se dy ish-miqtë nga Mallakastra Mylka dhe Baçinozi,janë shkëmbyer në një nga shëtitoret e liqenit artificial, ku mes tyre ka pasur një debat. Baçinozi i ka kërkuar sasinë e eurove Mylkaj, dhe në debat e sipër ai i është drejtuar “…e ore shkërdhatë, ti luan me lekët mia?…” dhe më pas dy ish-miqtë janë përplasur fizikisht duke bërë që Mylkaj ta nxjerrë armën nga brezi dhe ta qëllojë Baçinozin plot katër herë duke e lënë jtë vdekur në vend. Vrasja ka ndodhur në sy të djalit të viktimës, Elio Baçinozi, dhe shokut të autorit të krimit Myftar Pasha.

DESHMITE E PLOTA

Në dëshminë e tij dhënë në polici ky i fundit ka pohuar se “në 16 mars 2019, rreth orës 16:30, kam dalë vetëm për një shëtitje te Liqeni Artificial. Në momentin që unë isha te liqeni, më ka marrë në telefon Islam Mylkaj, i cili banon në të njëjtën lagje me mua, dhe më ka pyetur se ku isha. Unë i thashë që “jam te liqeni” dhe ai më tha që “po vij edhe unë”. Dua të them se unë shpesh dal për ecje nga liqeni dhe nja dy herë kam qenë së bashku me Islamin. Pas rreth gjysmë ore Islami erdhi dhe jemi takuar diku në mes të digës te liqeni dhe ecëm në drejtim të kodrave të liqenit. Pasi kaluam shkollën, Islami ndryshoi mënyrën e të folurit dhe qëndrimin e tij. Unë e vura re që ai u shqetësua dhe e pyeta se çfarë kishte dhe ai më tha se:“…është një person nga mbrapa nesh me të cilin kam një problem, por më vjen keq pasi jemi bashkë…”. Përsëri e pyeta se çfarë problemi kishte dhe ai m’u përgjigj se:“…nuk ka asnjë problem, s’ka gjë, s’ka gjë…”. Pas disa metrash, konkretisht pasi kishim kaluar shkollën, një person rreth 60 vjeç, me kapuç xhiboksi në kokë, me ngjyrë të errët, me sa mbaj mend, të cilin unë nuk e njihja, u afrua dhe iu drejtua Islamit duke i thënë: “…e ore shkërdhatë, ti luan me lekët mia?…”. Në atë moment unë kam ndërhyrë, duke u thënë të qetësohen, pasi janë burra të mëdhenj e nuk ka lezet, por personi që ishte afruar dhe po fliste me Islamin, më tha konkretisht:“…a paguan ti për këtë?…”. Unë i thashë:“…Jo, unë s’kam lidhje me këtë problem që diskutoni…”.

Në këtë moment personi gjuajti me grusht Islamin dhe Islami u spostua disa metra dhe në atë moment, nxorri një armë që unë nuk e kuptova ku e gjeti apo nga e nxori, dhe ka qëlluar një herë në momentin që ishte përballë meje dhe më pas dëgjova disa të shtëna të tjera, pasi u tremba dhe nuk po shikoja më çfarë ndodhi. Mbaj mend vetëm që kishte disa persona pranë nesh dhe morën në telefon Policinë, ndërsa Islami u drejtua për nga kodrat sipër liqenit, në mos gaboj, me drejtim nga Sauku”.

Në lidhje me këtë ngjarje, janë pyetur edhe disa persona dhe një prej tyre është djali i viktimës, Eliot Baçinozi, i cili ka pohuar midis të tjerave se “...rreth orës 17:20 kemi dalë nga shtëpia së bashku me babanë tim dhe kemi marrë rrugën për të shkuar nga liqeni për të bërë ecje siç dalim zakonisht. Kur po shkonim në afërsi të shkollës, u shkëmbyem me një person të cilin unë e njoh që është nga Mallakastra dhe quhet Islam Mylkaj, me të cilin kemi pasur miqësi të vjetër dhe për punë të një borxhi, babai im është prishur me të. Së bashku me të ishte dhe një person, rreth 50 vjeç. Në momentin që po shkëmbeheshim, pasi eci dhe pak, Islami ndaloi dhe nxorri një pistoletë të zezë që e mbante në brez. Pasi e nxori, ia drejtoi babit. Kur e pa, babai iu drejtua për ta kapur armën dhe në këtë kohë Islami e qëlloi një herë dhe babi po vazhdonte të vraponte drejt tij për të kapur armën. Islami e qëlloi sërish dy-tri herë dhe në këtë kohë babi tentoi të fshihej pas personit që shoqëronte Islamin, por Islami e qëlloi dhe një herë. Në këtë moment, pasi babai eci dy-tre hapa, ra në shesh…” Dua të them se e gjithë kjo ka lidhje me një borxh që Islam Mylkaj ka ndaj tim ati dhe nuk na e ka kthyer akoma…”. /raport.tv

 

 

Next Post
SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysme milion euro për një mur dhe nje porte hekuri që nuk ekziston (DOKUMENTI)

Babai shtyp aksidentalisht për vdekje djalin 3-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Po për pisllëqet që ka teksti i Kushtetutës, kush do vendosë kushte të hiqen?!

April 2, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Paralajmërimi për sulmet në vend, Braçe: Paniku mund të godasë ekonominë, turizmi po shënjestrohet prej muajsh

April 2, 2026
Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

Punëtorët e huaj në Durrës, filipinezët dhe indianët më seriozët në punë

April 2, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: S’ka informacion për kërcënim real

April 2, 2026
Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In