• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Dëshmon në GJKKO një prej të akuzuarve: Se kam njohur! Ja ku isha ditën kur ndodhi krimi

by Java News
14/09/2022 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klajdi Dokoli, i cili është arrestuar nën akuzën se ka bashkëpunuar në vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri 10 vite më parë në Elbasan ka deklaruar se nuk ka pasur njohje me Gentianin.

Sipas News24, në dëshmin e tij Dokoli është shprehur se në atë kohë nuk ishte në shtëpi, pasi ishte aksidentuar me motor.

“Në atë kohë isha në shtëpi, isha aksidentuar me motor. Lajmin për vrasjen e tij e kam marrë vesh nga televizori. Nuk e kam njohur Gentian Beqirin”, mësohet të ketë thënë i pandehuri.

Në kohën kur ka ndodhur vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, Dokoli  banonte në të njëjtën lagje me dy viktimat. Ai dyshohet se është përdorur për të vëzhguar me imtësi personat që hynin e dilnin, dhe më pas informonte anëtarë të familjes Çapja.

Gjatë marrjes në pyetje dy vite me pare, Policia i ka kërkuar Dokolit nëse ka njohje me disa prej anëtarëve të familjes Çapja, por ai është shprehur se nuk njeh asnjë person.

Si u vranë babë e bir nën sytë e Policisë

Në 15 gusht 2012, dyshohet se Elvis Bardhi dhe Etien Cani, të paguar nga anëtarë të fisit Çapja, kanë shkuar në banesën e Beqirit, në katin e pestë të një pallati. Sipas dosjes së Prokurorisë thuhet se rreth orës 08:40, nga banesa ka dalë nëna dhe bashkëjetuesja e Gentian Beqirit, Behije Arapi, për të bërë pazar dhe në këtë moment ka konstatuar se dy punonjësit e Policisë në detyrë, që ruanin Gentian, nuk ndodheshin në vendin e detyruar për të kryer shërbimin, që ishte kati i pestë përpara apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige.

Si ka dalë nga pallati, Behije Arapi ka konstatuar përpara hyrjes së pallatit punonjësit e Policisë, ku Neshat Budani ishte në këmbë përpara pallatit, ndërsa Sami Derstila ndodhej në makinën e tij dhe po hante mëngjes. Dy policët kanë komunikuar më nënën e viktimës, e cila është larguar për të bërë pazarin. Në këtë moment, Neshat Budani ka shkuar në makinën e tij për të bërë mjekimin me insulinë dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15 minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që Sami Derstila vazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke ngrënë mëngjesin.

Pikërisht në këtë moment, Etien Cani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri. I moshuari është rrahur barbarisht, duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe trup, teksa flinte.

g.kosovari

Next Post
Konflikti Rusi – Ukrainë/ Nuk njeh më kufij çmimi i naftës në Europë. Një litër naftë në Gjermani, Itali dhe Greqi shkon mbi 2 euro

Kapet 2000 litra naftë kontrabandë/ Policia bllokon karburantin në shtëpi pronarit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

Granit Xhaka promovon ushqimet tradicionale shqiptare në mediat botërore: Këtë e hamë çdo mëngjes!

April 5, 2026
Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

Pashkë në hije lufte, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës për unitet! Mesha madhështore në Vatikan

April 5, 2026
“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

“Mos e besoni këtë faqe për vizat shqiptare”, MEPJ paralajmëron qytetarët

April 5, 2026
Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

Kosova vendos çmimet maksimale për karburantet: Nafta 1.86 euro/litër dhe benzina 1.49 euro/litër

April 5, 2026
Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

Ukraina godet tubacionin kryesor të naftës ruse në Detin Baltik

April 5, 2026
Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje

April 5, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

Ndërron jetë në QSUT një i dënuar në burgun e Lezhës, pësoi arrest kardiak

April 5, 2026
Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës

April 5, 2026
Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In